Nëse mendojmë Shpat Kasapin dhe idenë e shumicës, patjetër që do të thonim: djalë i bukur! Nuk e dimë ç’ndodhi por një mal me komente negative për fizikun e tij u derdhën lum në Instagramin e tij.
Bëhet fjalë për këtë foto, që këngëtari e hodhi pak orë më parë.
“Merr frymë, lëshoje barkun.” shkruan dikush.
“Djalë i ri si të qenka prishur trupi. Merru me fitness o shoku.” komenton dikush tjetër.
Shpati nuk u ktheu asnjë përgjigje, por hodhi një tjetër foto. Këtë herë e fshehu barkun. Pak orë më parë, këngëtari vendosi ta hiqte foton nga Instagrami. Ndiheni ndopak fajtorë tani?




