Qindra banorë kanë dalë në rrugët e një qyteti kufitar meksikan, në shenjë proteste për ardhjen e mijëra refugjatëve që përpiqen të hyjnë në SHBA.
Ata u kërkuan refugjatëve të largoheshin nga Tijuana, për në jug të Kalifornisë.
Refugjatët janë pjesë e një karvani të madh që kanë udhëtuar përmes Meksikës drejt SHBA-së, ku ata duan të kërkojnë azil, shkruan BBC.
Në përgjigje të ardhjes së tyre, SHBA dhe Meksika instaluan siguri më të madhe në vendkalimin kufitar.


