Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me nxënës dhe një makine ka pasur edhe viktima.
Pamje nga vendngjarja
Informacionet e para bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 25 vjeçar që drejtonte automjetin “Hoda”, ndërsa pasagjeri është dërguar në spital.
Ky i fundit quhet Elton Poçi dhe është personi që shihni mëposhtë:
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan- Librazhd, në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Hondaj” , me targa AA352 CK.
Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën, njoftoi Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.




