Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.
Njoftimi:
Rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan- Librazhd, në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Hondaj” , me targa AA352 CK.
Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën, njoftoi Policia.


