• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BREXIT”/ Qeveria Britanike në krizë, 8 dorëheqje brenda ditës
Home
Nderkombetare

“BREXIT”/ Qeveria Britanike në krizë, 8 dorëheqje brenda ditës

15 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e Kryeministres Britanike, Theresa May, është zhytur në një krizë të thellë politike këtë të enjte, pasi ajo u përballë me një valë dorëheqjesh për shkak të planit të saj për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni Evropian.

8 zyrtarë të qeverisë së saj dhanë dorëheqjen para se May të hynte në Dhomën kryesore të Parlamentit, për të prezantuar marrëveshjen e draftit, të aprovuar nga kabineti i saj të mërkurën mbrëma.

Teksa kryeministrja Britanike përpiqej ti shpjegonte ligjvënësve se si funksiononte marrëveshja, situata në një pikë u bë akoma më e paqartë nëse ajo do të ishte në gjendje të mbante të bashkuar qeverinë e saj.

Sekretari britanik për Brexit-in, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen me pretendimin se nuk e mbështet dot me vetëdije të plote draft-marrëveshjen me Bashkimin Europian, duke u kthyer në këtë mënyrë, sekretari i dytë për Brexit që jep dorëheqjen brenda 4 muajve.

Kryeministrja Theresa May njoftoi një ditë më parë se kishte siguruar mbështetjen e kabinetit të saj për paktin pas një takimi që zgjati 5 orë.

Por disa ministra kanë folur hapur kundër planit ndërsa disa të dhëna tregojnë se pakënaqësia mes konservatoreve është e madhe, duke shkuar deri aty sa të diskutohet një mocion mosbesimi ndaj kryeministres May.

Raab, mbështetës i fushatës për largim, zëvendësoi në këtë pozicionin ish-sekretarin David Davis, edhe ai i dorëhequr në shenjë proteste ndaj planeve të May-t për Brexitin.

Problemin kryesor, Raab e sheh tek regjimi rregullator i propozuar për Irlandën e Veriut, që përbën sipas tij një kërcënim shumë real ndaj integritetit të Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtari argumenton se ujditë e bëra për të ndaluar rikthimin e një kufiri fizik në Irlandë do të rezultonin me BE-në që siguron kështu mundësinë e një vetoje mbi aftësinë e Londrës për shkëputje.

Largimi i Raab mund të shtojë presionin edhe ndaj anëtarëve të tjerë të kabinetit që të dorëhiqen, çka rrit gjasat e një efekti domino, i cili mund të përfundojnë me shpërbërjen e qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U BËNË BASHKË DHE..."/ Aulona Mustës po i organizojnë rrengje dy personat më... (FOTO)
Previous article "SHKRUAJA NË DITAR DHE..."/ Tayna jep sekretin e famës (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I TIJ SHKAKTOI REAGIME/ Gjykatësi federal në SHBA ndërron jetë pak ditë pasi urdhëroi lirimin e një rrëmbyesi kubanez Botë

VENDIMI I TIJ SHKAKTOI REAGIME/ Gjykatësi federal në SHBA ndërron jetë pak ditë pasi urdhëroi lirimin e një rrëmbyesi kubanez

"AJRI I NDOTUR..."/ Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat Botë

"AJRI I NDOTUR..."/ Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT