• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RREZIKU NGA FATKEQËSITË/ Projektligji: Bashkitë duhet të parashikojnë…
Home
Ekonomi

RREZIKU NGA FATKEQËSITË/ Projektligji: Bashkitë duhet të parashikojnë…

15 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Një projektligj “Për mbrojtjen civile” ka në thelb përcaktimin e dokumenteve strategjikë, procedurave standarde, ndarjen e përgjegjësive për institucionet në rastet e risqeve natyrore.

Duke ndarë detyrat për secilën hallkë projektligji parashikon ndër të tjera se Bashkitë duhet të planifikojnë 4 për qind të buxhetit vjetor për këtë zë. Monitorimi i përmbushjes së kësaj detyre sipas draftit të nxjerrë për konsultim i është lënë prefektit.

“Prefekti i qarkut ka rol parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku. Përveç detyrave të përcaktuara në ligjin specifik, Prefekti i qarkut ka për detyrë të kthejë projekt-buxhetin e vitit pasardhës të bashkive brenda territorit administrativ të tij, në rast se nuk janë planifikuar të paktën 4% të totalit të buxhetit vjetor, për marrjen e masave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sidomos në bashkitë të cilat janë konsideruar si të rrezikuara nga emergjencat civile apo fatkeqësitë” thuhet në projektligjin e nxjerrë për konsultim.

Sakaq të gjithë njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë për detyrë që brenda tre vitesh nga hyrja në fuqi e ligjit duhet të kryejnë vlerësimin e risqeve në territorin e tyre, duke hartuar dhe miratuar dokumentin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë,  të cilin ja dërgojnë prefektit të qarkut dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për qëllim analizimi dhe planifikimi.

Projektligji parashikon edhe detyrime për subjektet private të cilat duhet të hartojnë plane të brendshme për emergjencat. “Subjektet private vendase dhe të huaja, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë për detyrë kur ato përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë materiale të rrezikshme, karburante dhe derivate të tyre, gazra energjetike, si dhe kryejnë veprimtari me mjete të rrezikshme të hartojnë dhe përditësojnë plane të brendshme për emergjencat civile të harmonizuara me planet e jashtme për emergjencat civile të njësisë, apo njësive të vetëqeverisjes vendore dhe prefekturës apo prefekturave, si edhe rregullore të brendshme sipas rrezikshmërisë së proceseve teknologjike” nënvizon drafti.

Drejtoria e Emergjencave Civile sipas projektligjit transformohet në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ndërkohë që subjektet dhe institucionet që kanë për detyrë marrjen e masave sipas përcaktimit të projektligjit në rast se nuk i përmbushin mund të gjobiten në masën 100 mijë-500 mijë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ECURIA NË LIGË E KOMBEVE/ Kombëtarja humbi 1.1 milionë Euro, në rrezik edhe...
Previous article RAPORTI KONFIDENCIAL/ Ç’mund t’i ndodhë ushtrisë së SHBA nëse hyn në luftë me Rusinë ose Kinën

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor Ekonomi

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT