• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIVE/ Rama në Ministrinë e Brendshme: Politika me krimin i shërben krimit
Home
Aktualitet
Drejtësi

LIVE/ Rama në Ministrinë e Brendshme: Politika me krimin i shërben krimit

22 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Eshtë mbajtur mbledhja e paralajmeruar nga Kryeministri Rama. Fjala ka nisur nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ka inkurajuar policine e shtetit. Dy themelet që Xhafaj ka theksuar ishin të punohej me ndershmeri dhe perkushtim.

”

Nuk mundet ta ushtroni këtë përgjegjësi dhe nuk përmbushni objektivat nëse nuk jeni të ndërgjegjshëm se çfarë përfaqësoni. Ata që shërbejnë në këtë detyrë duhet të jenë më së pari persona me integritet personal. Të punosh për të ruajtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve të vendit tënd është një punë e vështirë, e cila shkon deri në sakrifikimin e jetës. Nëse dikush nuk e shikon kështu, por si mjetin për interesa të paligjshme apo më keq, për interesa kriminale është më mirë të largohet nga kjo organizatë. Unë i kam mëshuar fort Vettingut në polici.

Ky proces synon të pastrojë njerëzit nga policët e korruptuar. Jam shumë i gëzuar që ky projekt ka marrë mbështetje të gjerë nga vetë policia. Procesi i Vettingut synon të promovojë dhe të nxjerrë në dritë të gjithë ata djem dhe vajza, burra dhe gra të ndershëm. Ne do të mbështesim me këtë grup profesionistësh për të rikonfirmuar besimin e qytetarëve tek policia e shtetit, besim i cili është lëkundur nga ngjarjet e muajve të fundit.

E vetmja ambicie e imja në këtë detyrë është një Shqipëri më e sigurt, ku nuk kultivohet kanabis, pa krim të organizuar dhe grupe kriminale dhe ku mbi të gjitha parandalojmë futjen e të rinjve në grupet kriminale.

Jemi duke arritur një sërë rezultatesh edhe në luftën kundër narkotikëve. Rezultatet në këtë fushë janë ndër të tjera edhe meritë e punës në ekip dhe në mënyrë të veçantë nga drejtuesit e rinj të policisë në qarqe.

Në fillim të nëntorit do të vendosen këtu në ministri ekspert të FBI dhe ata gjermanë dhe në vijim edhe nga vende të tjera partnere për të nda ndihmuar për kapjen e drejtuesve të organizatave kriminale kryesisht atyre në fushën e trafikut të drogës” u shpreh Xhafaj.

Pas Xhafajt në fjalën e tij kreu i vendit Edi Rama është shprehur se duke parë rezultatet e punës 9 mujore të policisë ka ngritur disa çështje.” Jam ndjerë mirë, por dhe keq, pasi policia e shtetit ndeshet me shfaqe te papranueshme dhe së jashtëmi, ndeshet me një furi akuzash, që janë politike por edhe demotivimin e policisë së shtetit. Në fjalën e tij Rama u shpreh se “Politika me krimin i shërben krimit”.

“Nuk është hera e parë që fortuna e kazanit të politikës dhe të mediat ngrihet mbi punonjësit e policisë. Ndihem edhe keq kur shoh që përtej rezultateve kemi të bëjmë me një situatë që Policia e Shtetit së brendshmi ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe së jashtmi ndeshet me një furi të papranueshme, një furi balte, akuzash, përpjekjesh të cilat synojnë jo vetëm ato që thuhen publikisht dhe që janë politike.

Nuk e kemi pasur të nevojshme ta shpikim ne, e kanë shpikur të tjerët kohë përpara nesh të vërtetën e thjeshtë, se politika me krimin është mbështetje për krimin dhe sot, krimi gjen mbështetje pikërisht tek politika me krimin. Është një nga ato momentet kulmore të politikës së krimit dhe shfrytëzimit të krimit për politikë pa marrë parasysh që ndikimin që kjo politikë ka mbi uniformat blu dhe nga njerëzit e zakonshëm.

Nuk jam suprimuar dhe as befasuar, raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë në këto 4 vite krahasuar me gjithë periudhën e mëparshme është 10 në një. Çfarë ka ndodhur dhe pse qysh në fillim të përpjekjes për ta rimëkëmbur policinë e shtetit të gjetur nën rrënojat e një braktisje të gjithanshme”, u shpreh Rama 

/AlpeNews.al/

Vijon

ERTV Live😊: Për Policinë që duam⭐

Posted by Edi Rama on Sonntag, 22. Oktober 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Denoncimi: “Pushtetarët, si po i mbrojnë vrasësit e burrit tim”. Manipulimet
Previous article Allegri u jep ultimatum lojtarëve: Në Udine dua 3 pikët

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT