Krahas djegies së gomave të vjetra dhe kazanëve të plehrave, protestuesit në Unazën e Madhe kanë përdhour edhe flamurin amerikan.
Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, shihet se si flamuri amerikan është hedhur në tokë, ndonëse përfaqëson një vend mik dhe alet të Shqipërisë.
I pranishëm në këtë protest ishte sot edhe kreu I PD Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të opozitës.
Vitet e fundit PD ka pasur kontradikta të forta me qëndrimin e mbajtur nga përfaqësuesit e ambasadës amerikane në vendin tonë, veçanërisht për çështjen e reformës në drejtësi, për të cilën amerikanët kanë ndihmuar edhe financiarisht dhe me ekspertë.



