• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË SHKODËR/ Del FOTO: Ky është 40 vjeçari, BABAI i 4 fëmijëve
Home
Breaking News

ATENTATI NË SHKODËR/ Del FOTO: Ky është 40 vjeçari, BABAI i 4 fëmijëve

14 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është viktima e atentatit që tronditi Shkodrën mesditën e sotme.

Fatos Ferracaku, 40 vjeç ka ndërruar jetë në spital ndërsa i plagosuri Fatmir Mehaj, është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, newsbomb.al  zbulon detaje të reja të atentatit. Mësohet se dy persona, me skafandra e të armatosur, po lëviznin me motoçikletë në merkatën e peshkut. Befas një prej tyre ka zbritur nga motoçikleta dhe ka qëlluar drejt Ferracakut i cili ndodhej në shoqërinë e Fatmir Mehajt. Ky i fundit ka dashur të ndërhyjë por ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes autorët i kanë vënë flakën motoçikletës në periferi të Shkodrës dhe janë larguar me makinë.

Ferracaku ishte baba i katër fëmijëve, peshkatar. Njëherazi viktima kishte lidhje gjaku me Arjan Ferracakun, mbetur i vrarë më 1 shtator 2018. Fatos Ferracaku dhe Arjan Ferracaku ishin kushërinj të dytë.

Arjan Ferracaku, babai i dy fëmijëve të mitur, u vra me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy kushërinjtë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Livadheve, ku 30-vjeçari bashkë me kushërinjtë ishin duke bërë stërvitje.

Gjatë kohës kur ata po bënin stërvitje persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt Arian Ferracakut. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me ngjarjen e datës 1 shtator 2018 por ky krim i rëndë vjen një ditë pas vizitës së zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi në Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Melania nuk mund të pranojë këshilla nga Michelle/ Donald Trump nuk e lejon
Previous article NUK DO TA NJIHNI MË/  FELLAINI i habit të gjithë me MODELIN e ri të FLOKËVE (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT