Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Kavajë.
Aksidenti ku mbeti i plagosur rëndë një person ndodhi rreth orës 17:20 pranë fshatit Harizaj.
Sipas dëshmitarëve një burrë rreth të 40-tave është përplasur nga një makinë tip “Mercedes ML”.
Ai kishte qenë duke kaluar nga rruga dytësore në autostradë e më pas në anën tjetër të saj kur është përplasur nga automjeti.
Burimi shkruan se drejtuesi i mjetit pasi përplasi këmbësorin, ia mbathi nga skena e ngjarjes duke e lënë atë me një këmbë të këputur.
Dëshmitari nga vendngjarja ka raportuar për JOQ:
Aksident ndodhi sot pasdite në aksin Rrogozhine-Kavaje ne Harizaj te Kavajës. Një person me një këmbë të këputur ishte rreth te 40-tave, këmbësor u shtyp nga nje makine. Shoferi me Ml mercedes me shpejtësi të lartë, as nuk ndaloi por iku.”


