• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KATSIFAS”/ Laert Vasili mundohet të qetësojë grekët në emision LIVE: RENEA e vrau sepse…
Home
Sociale

“KATSIFAS”/ Laert Vasili mundohet të qetësojë grekët në emision LIVE: RENEA e vrau sepse…

13 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Aktori i njohur, Laert Vasili, i ftuar në linjë telefonike në studion e gazetares greke Tatiana Stefanidu, u është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me vrasjen dhe ceremoninë mortore të Konstandinos Katcifas.

Pas debatit që Vasili pati në një studio televizive shqiptare, ku u duk se u kritikua në një farë forme duke iu thënë se po mbronte palën greke, nga ana tjetër në këtë intervistë ai është përballur me “inatin” e grekëve pasi sipas tyre ai kishte mbajtur anën e shqiptarëve dhe kishte deklaruar se “RENEA veproi mirë”.Gazetarja e ka pyetur hapur se çfarë mendon për këtë çështje, ndërsa Laerti është munduar që gjatë gjithë fjalës së tij, të qetësojë gjakrat dhe të bëjë thirrje që mes shqiptarëve dhe grekëve të mos ketë ndasi, por të gjejnë pikat e përbashkëta që i bashkojnë.

“Unë kam deklaruar dhe po them se kushdo person që del i armatosur para RENEAS apo policisë dhe i kërcënon ata, atëherë ata e kanë detyrë që ta neutralizojnë, duke i bërë thirrje për t’u dorëzuar, duke tentuar ta arrestojnë por nëse ka shkëmbim zjarri, atëherë ata do përgjigjen po në të njëjtën formë. Mesa di unë RENEA i ka bërë thirrje për t’u dorëzuar Kacifas, por ai ka refuzuar duke gjuajtur me armë në drejtim të tyre, e në këtë moment ai është qëlluar për vdekje nga kundërpërgjigjja e policisë. Unë nuk mund të them a bëri mirë apo jo RENEA, dhe nuk jam shprehur se “ përgëzoj RENEA-n”, sepse sido të jetë unë nuk mund ta them këtë kur ngjarja përfundon me viktimë, por di që ata i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, dhe viktima i ka qëlluar me armë, pastaj, pastaj më tej i takon shtetit dhe strukturave përkatëse ta zgjidhin”, është shprehur Laert Vasili.

Nga ana tjetër Vasili është pyetur se ka përgëzuar RENEA-n dhe policinë për gjatë ceremonisë së varrimit, ku edhe pse pati provokime dhe thirrje të rënda antishqiptare, ata nuk ranë pre e provokimeve dhe nuk pati përplasje, shkruan “Panorama”. Ndërkohë ai është pyetur edhe lidhur me reagimin që bëri kryeministri Rama menjëherë pas ngjarjes.

“A ishte një reagim i denjë ai i kryeministrit Rama lidhur me këtë ngjarje?”, ishte pyetja që iu drejtua Vasilit nga studio, të cilën ai ka preferuar të mos i përgjigjet drejtpërsëdrejti, e duke thënë se kjo ngjarje nuk duhet t’i ndajë këta dy popuj, pasi as një grek nuk përfaqëson një shtet të tërë, e as një shqiptar nuk mund të përfaqësojë shtetin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE TË REJA/ Zbulohet arsyeja përse obeziteti mund të shkaktojë kancer
Previous article TËRBOHEN TIFOZËT E MILANIT/ Wanda “fundos” Higuain: Me Icardin ndodh e kundërta…

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT