• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP E “PËRZURI” LIVE/ CNN padit Shtëpinë e Bardhë: I kërkuam Gjykatës…
Home
Nderkombetare

TRUMP E “PËRZURI” LIVE/ CNN padit Shtëpinë e Bardhë: I kërkuam Gjykatës…

13 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Rrjeti kabllor televiziv, CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të heqjes së kredencialeve të gazetarit të kësaj kompanie në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta, duke pretenduar se ka shkelur të drejtën kushtetuese për liri të shtypit.

“Ne i kemi kërkuar gjykatës që përmes një urdhri të menjëhershëm të kthehet gazetari Jim Acosta dhe kemi kërkuar lirim të përhershëm në kuadër të këtij procesi”, ka njoftuar CNN më 13 nëntor.

“Ndonëse padia është specifike për CNN-in dhe Acostan, kjo mund t’i kishte ndodhur secilit. Nëse mbeten të pasfiduar, hapat e Shtëpisë së Bardhë do të krijonin një efekt të rrezikshëm për secilin gazetar që mbulon zyrtarët tanë të zgjedhur“, ka thënë ky rrjet.

Trump ka kritikuar vazhdimisht mediat amerikane, duke i cilësuar disa prej tyre me raste edhe si “armiq të popullit amerikan”, duke shënjestruar CNN-in dhe Acostan me sulme të drejtpërdrejta verbale.

Acosta në anën tjetër ka sfiduar shpesh presidentin amerikan gjatë konferencave për media. Shtëpia e Bardhë i ka pezulluar Acostas kredencialet pasi ai dhe Trump kanë pasur një përballje të ashpër verbale, gjatë konferencës pas mbajtjes së zgjedhjeve për Kongresin amerikan më 7 nëntor.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka arsyetuar vendimin e Shtëpisë së Bardhë kundër gazetarit duke thënë se Acosta “i ka vendosur duart drejt një gruaje të re që ka qenë duke e bërë punën e saj si praktikante” dhe ka cilësuar veprat e tij “plotësisht të papranueshme”.

Acosta ka thënë më pas përmes një postimi në Twitter se pretendimet e Sandersit janë gënjeshtra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pornostarja e famshme e fton në Amerikë/ Shihni si i përgjigjet Enca publikisht: Mezi...(FOTO)
Previous article TRONDITET MILANI/ Lojtari më i mirë i kuqezinjve rrezikon të HUMBASI sezonin për shkak se...

F.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT