Krijimi i një ushtrie të përbashkët europiane ishte pjesa kryesore e fjalimit të kancelares gjermane Angela Merkel në Parlamentin Europian. Sipas saj kjo ushtri do të jetë shtojcë e NATO-s dhe nuk do të përbëjë sfidë për të. Por krijimi i ushtrisë europiane do të sjellë më pak fonde për blerjen e armatimeve amerikane dhe për NATO-n dhe kjo duhet se do të jetë pikënisje e një konflikti të ri me Uashingtonin.
Kancelarja gjermane Angela Merkel paraqiti vizionin e saj mbi të ardhmen e Europës në Parlamentin Europian në Strasburg. Ajo bëri thirrje për krijimin e një ushtrie europiane, ndërsa e përdori fjalimin në në Strasburg për të bërë thirrje për thellimin radikal të politikës së përbashkët të mbrojtjes të BE-së. Më herët edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për krijimin e ushtrisë europiane, gjë që ka zemëruar Uashingtonin.
Kancelarja u tha eurodeputetëve se krijimi i një “ushtrie të mirëfilltë dhe të vërtetë europiane” duhet të jetë qëllimi përfundimtar i përpjekjeve të BE-së për të koordinuar më mirë shpenzimet e mbrojtjes dhe prokurimin, duke paralajmëruar se “ne si europianë të vërtetë duhet të marrin në duar fatin tonë.”
Merkeli tha se një ushtri e përbashkët do të forconte përpjekjet afatshkurtra për të krijuar një ushtri të përbashkët për zhvillimin e operacioneve ushtarake.
Merkel thotë se kjo ushtri nuk do të sfidojë rolin e NATO-s dhe se do të ishte një “shtojcë e mirë” për marrëveshjen e ndërsjellë të mbrojtjes transatlantike. Kancelarja kërkoi gjithashtu më shumë koordinim mbi prokurimin e armatimeve dhe kërkoi një politikë të përbashkët europiane mbi eksportet e armëve.
Ushtria europiane duket se do t’i përkeqësojë marrëdhëniet me Uashingtonin. Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi sërish në Twitter propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një ushtri europiane.


