• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET SKEMA/ Si i dërgonte Saimir Çullhaj kallashnikovët me POSTË në Angli
Home
Breaking News

ZBULOHET SKEMA/ Si i dërgonte Saimir Çullhaj kallashnikovët me POSTË në Angli

13 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua dje seanca e parë në ngarkim të të pandehurit Saimir Çullhaj, i arrestuar në muajin gusht të vitit të shkuar, pasi dërgoi me postë 3 automatikë kallashnikovë në Britani, duke i ndarë në copëza të montueshme.

Në sallën e gjyqit, i pandehuri pranoi dje se i ka dërguar pakot në fjalë ku u gjetën pjesët e armëve, por tha se nuk ka pasur dijeni se çfarë ishin. Në seancën e djeshme, mbrojtja kërkoi edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata dhe në këto kushte, i pandehuri nëse shpallet i fajshëm do të përfitojë ulje të dënimit me një të tretën.

Prokuroria ditën e djeshme zbuloi edhe skemën e përgatitur për realizimin e trafikimit të armëve, ndërsa shtoi se hetimet për rastin në fjalë vazhdojnë për të zbardhur edhe qëllimin për të cilin do të trafikoheshin dhe personat e lidhur. Kujtojmë se Çullhaj është arrestuar më 26 gusht, ndërsa dy ditë para arrestimit, më 24 gusht, në Rinas u sekuestrua një dërgesë me destinacion Britaninë, pasi skanerët pikasën pjesët e armëve.

Sipas Prokurorisë, është identifikuar se pakoja është nisur nga një shërbim postar privat në Durrës. Pasi oficerët e Policisë Gjyqësore kanë identifikuar pikën e dërgimit, kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe kanë pyetur punonjësit. Si rezultat, është identifikuar edhe shtetasi Saimir Çullhaj që ka postuar dërgesat.

Ndërkohë, si prova që vërtetojnë implikimin e të pandehurit në këtë rast të trafikimit të armëve, por edhe trafikimit të lëndëve narkotike, prokuroria tha se përpos dëshmive të punonjësve, kamerave të sigurisë, ka të dhënat e nxjerra nga këqyrja e telefonit të Çullhajt dhe disa përgjime telefonike. Ndërkohë, për lëndën narkotike, Saimir Çullhaj ka pretenduar se e kishte për përdorim vetjak, por sipas organit të akuzës, sasia e gjetur është e konsiderueshme e për këtë, justifikimi i të pandehurit nuk është i besueshëm.

HETIMI

Në momentin e postimit të pakove me armët e tipit automatik, Çullhaj dhe personi tjetër i shpallur në kërkim, Neritan Faria, kanë thënë se po postonin pjesë nga një makinë larëse, që ishte blerë sipas tyre në Britani dhe kishte pësuar defekt brenda garancisë. Ndërkohë, kanë qenë punonjësit që kanë bërë një përshkrim fizik të personave në fjalë dhe kamerat e sigurisë që kanë bërë të mundur identifikimin e tyre.

Hetuesit kanë arritur të gjejnë emrat pasi kanë identifikuar numrin e targës së makinës me të cilën kishin shkuar te DHL. Ndërkohë, pas këtyre veprimeve është bërë këqyrja e telefonit të Saimir Çullhajt, ku shihen biseda me Neritan Farinë, në lidhje me dërgimin e pakove për në Britani.

Sipas prokurorit të çështjes, Behar Dibra, Neritan Faria, i cili është ende në kërkim, ka kontakte të shumta me persona në Britani. Ndërkohë, dje prokurori i çështjes nxori në skenë edhe dy personazhe të tjerë, të cilët janë konsideruar si pritësit dhe organizatorët, por nuk ka prova që i implikojnë ata drejtpërdrejt në këtë histori dhe për këtë, nuk janë marrë masa ndaj tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET FUTBOLLI / Klubi i REAL MADRID njofton, ndahet nga JETA futbollisti madrilen
Previous article Këto janë 7 pozicionet për një SEKS të egër dhe të pandalshëm

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT