Protesta tek Unaza e Re vijon me qindra qytetarë që kanë bllokuar rrugën dhe bëjnë thirrje për tërheqje të vendimit për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Prej 20 minutash kanë bllokuar Unazën nga të dyja krahët duke mos lejuar makinat të qarkullojnë.
Madje ata u kanë vënë zjarrin gomave në asfalt duke shkaktuar flakë e tym. Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë si dhe poshtë hajdutët”, ata kërkuan të mos preken shtëpitë e tyre.
Pak minuta më parë, kaloi një ambulancë, por banorët i hapën rrugën po me të njëjtën thirrje
Me dhjetëra automjete kalojnë trafik ndarëvese nga krahu tjetër ose kthehen pas, për të shmangur ngecjen në trafik.


