• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR KOPJOJNË POLICËT/ 100 efektivë i përgjigjën NJËLLOJ pyetjeve, anulohet testimi për gradën “Komisar”
Home
Sociale

KUR KOPJOJNË POLICËT/ 100 efektivë i përgjigjën NJËLLOJ pyetjeve, anulohet testimi për gradën “Komisar”

13 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Testimi për oficerët e Policisë që konkurruan për gradën “Komisar” është anuluar. Shkak është bërë fakti se më shumë se 100 oficerë Policie rezultuan se kishin dhënë të njëjtën përgjigje. Kjo ka bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu të anulojë testimin, për shkak se ka dyshime që teza është shpërndarë më herët.

Në vendimin e firmosur nga drejtori Ardi Veliu thuhet se:

Për arsye të mangësive të konstatuara që kanë cënuar integritetin e testimit me shkrim, për fitimin e gradës “Komisar”, zhvilluar më datë 7.11.2018, dhe me qëllim kryerjen e procesit të konkurrimit, në mënyrë të drejtë, të paanshme, me transparencë e barazi, të aplikantëve më të mirë që kanë fituar të drejtën e konkurrimit::

Urdhëroj:

Anulimin e testimit me shkrim për fitimin e gradës Komisar, të zhvilluar më 07.11.2018 dhe mosnjohjen e rezultateve të tij.

Testimi me shkrim të përsëritet më datë 15.11.2018, ora 07:30,  në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Urdhëri i Drejtorit të Policisë për ritestimin e oficerëve të Policisë

Kanë qenë 420 oficerë policie që konkuruan për gradën “Komisar”, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herë tezën.  Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë, që solli më pas edhe marrjen e pikëve maksimale nga ana e tyre. Gradat në Polici kanë qenë gjithmonë të kontestuara, për shkak se shumë policë hedhin akuza për mbështetjen e disa kandidatëve të caktuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKET E MAHNITSHME/Angelina Jolie kthehet përsëri bjonde (FOTO)
Previous article E BUJSHME/ Juventus i ofron Man United 3 SUPER LOJTAR për të rikthyer POGBAN

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT