Mesditën e sotme para seancës në dhomën penale të Tiranës ka pasur momente tensioni mes prindërve të Marvi Mihalit, që u vra në gusht të 2017 dhe atyre të autorëve, Bitraj. Katër të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihait janë; Kridens Alla, Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj dhe Marsel Alla.
Pas sherrit me Mihain për një karikues telefoni, Eugen Bitraj thirri në ndihmë kushërinjtë e tij; Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla. Nga përleshja mbeti i vdekur 22-vjeçari Mihani, pasi u qëllua me thikë nga Eugen Bitraj.


