• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KACIFAS/ Ekstremistët grekë kërcënojnë gazetarin Artan Hoxha, do godasim 64 shqiptarë
Home
Breaking News

VRASJA E KACIFAS/ Ekstremistët grekë kërcënojnë gazetarin Artan Hoxha, do godasim 64 shqiptarë

13 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një organizatë ekstremiste e fshehtë greke me emrin “Grupi i lartë i policisë” ka kërcënuar publikisht disa figura publike në Shqipëri, ku i pari në listë është gazetari Artan Hoxha.

Në komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë ekstremiste greke, të publikuar nga siti “himara.gr” thuhet se ata si kundërpërgjigje për vrasjen e Konstandino Kaçifas, që humbi jetën në një përplasje me armë me forcat RENEA në fshatin Bularat, do të ndëshkojnë si fillim një listë me 64 shqiptarë.

Në komunikatën e ekstremistëve që në titull shfaqet hapur kërcënimi ku deklarojnë se do i godasin shqiptarët edhe brenda vendit të tyre. “Grupi i lartë i policisë” shpall në kërkim 64 shqiptarët e parë, të cilët do t’i ndjekim dhe godasim edhe brenda në Shqipëri”, thuhet në komunikatë.

Më pas deklarojnë se kjo që do të bëjnë është një kundërpërgjigje për vrasjen e Kaçifas. Ekstremistët nuk e kanë nxjerrë listën e plotë me 64 emrat, por kanë publikuar disa prej tyre, mesa duket personat që janë më publikë.

Në krye të listës së shkurtër me emrat e publikuar është gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha. Mesa duket ekstremistët grekë kërkojnë ta ndëshkojnë për statusin e tij në Facebook ditën e vrasjes së Kaçifas.

“Pushka top djemve të RENEA-s. Më mirë të qajnë nënat e tyre sesa të vishen me të zeza nënat shqiptarë”, shkroi atëherë gazetari Hoxha, duke kujtuar ngjarjen e Peshkëpisë në 1994.

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha publikoi i pari videon e momentit kur ekstremisti grek Kacifas qëllonte me armë zjarri në drejtim të patrullës së policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës duke rrëzuar tezën e grekëve se ushtari minoritar qëlloi në ajër.

Më tej në listën e ekstremistëve janë humoristi i njohur Agim Bajko, Ilir Mukaj, drejtues i një OJF-je, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, shoqata “Djemtë e Labërisë”, deputeti i PDIU-së, Dritan Bici, aktivisti për bashkimin e trojeve shqiptare, Tahir Veliu.

Në fund pa përmendur emra të tjerë ata kërcënojnë drejtuesit e televizionit shqiptar që bllokojnë sinjalin e kanaleve televizive greke në Jug të Shqipërisë si dhe “shqiptarë nacionalistë” dhe grekë filoshqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EKSPERIMENTET" NË DHOMËN E GJUMIT/ Ky është pozicioni në marrëdhënie intime që po “çmend” çiftet
Previous article I KUJTOJNË TË BIJËN/ Robert Berisha përlotet në emision (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT