• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGRIHET “FSHATI I FESTAVE”/ Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës
Home
Sociale

NGRIHET “FSHATI I FESTAVE”/ Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës

12 November, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Tirana po bëhet gati që tani për të mikpritur festat e fundvitit. Në sheshin “Skënderbej” ka nisur vendosja e shtëpizave të “Fshatit të Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përgatitjet e fundit, ku theksoi se fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar.

“Është e pabesueshme se sa vapë po bën këtë nëntor dhe ndihet më shumë si verë se sa si stinë festash të fundvitit. Megjithatë, ashtu siç po ndodh në të gjithë botën, qytetet po përgatiten për t’i filluar pak më herët festat. Berlini, Londra, Nju Jork-u kanë filluar të zbukurohen që në fund të tetorit. Me kërkesën e shumë fëmijëve në Tiranë, të cilët na kanë kërkuar që festat të zgjasin një çikë më shumë, në pamundësi që t’i zgjasim në janar, po i fillojmë pak më herët sepse besoj që fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar gjatë gjithë sezonit të festave tona kombëtare, por edhe ato të Vitit të Ri”, tha Veliaj.

Duke filluar nga kjo fundjavë, kur do të bëhet ndezja e pemës së Vitit të Ri, muaji nëntor dhe dhjetor do të jenë tejmbushur plot me aktivitete, për t’i dhënë kryeqytetit energji pozitive. “Nëntor-dhjetori do të jetë i mbushur me aktivitete, me jetë, me gjallëri dhe me energji pozitive në qendër të Tiranës. Kemi filluar vendosjen e “Fshatit të festave” në Tiranë, do të kemi shumë artizanë, gatime tradicionale, por përfitojmë edhe nga fluksi i madh i turistëve që kanë ardhur në Tiranë. Këtë fundjavë do të ndezim pemën e Vitit të ri. Kemi përdorur një sistem zbukurimesh në qytet, si kurrë më parë, dhe besoj për të gjithë do të jetë një atmosferë fantastike në kryeqytet”, tha ai.

“Fshati i Festave” në sheshin “Skënderbej” rezervon mjaft surpriza për qytetarët. Veliaj ftoi edhe shqiptarët nga trevat shqipfolëse dhe diaspora që pushimet e fundvitit t’i rezervojnë në Tiranë, ku do të gjejnë një atmosferë fantastike.

Kreu i Bashkisë kërkoi prej qytetarëve në prag të festave të fundvitit që të konsumojnë produkte vendase, të cilat garantojnë jo vetëm cilësi të lartë, por njëkohësisht edhe gjenerojnë ekonominë vendase. “Dua të inkurajoj gjithë qytetarët të konsumojnë prodhime lokale. Është stina ku ka më shumë konsum edhe prej faktit që vijnë shumë emigrantë, dhe kemi shumë vizitorë që na bashkohen. Meraku ynë është që të kemi fokus çdo gjë që prodhohet në Shqipëri, sidomos te ajo që prodhohet në Tiranë. Nga gjeli i Baldushkut, te domatet e Shëngjergjit, tek vaji i Ndroqit, apo tek vera e Lundrës, të kemi mundësi që ky fundvit të jetë një lajm i mirë edhe për ekonominë shqiptare”, nënvizoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASFIKSOI HIGUAININ/ Shezni tregon “golin” e tij: E njoh si godet, Ronaldo më tha tek penalltia që…(VIDEO)
Previous article SURPRIZË/ REALI ka dorëzuar kontratën në Federatë, Solari do të mbetet trajneri DERI në...

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT