• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIONI BRENDA PARTISË/ “Dorëzohet” ministri i Brendshëm. Vendos që …
Home
Nderkombetare

PRESIONI BRENDA PARTISË/ “Dorëzohet” ministri i Brendshëm. Vendos që …

12 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Kryetari i Partisë Kristiansociale, CSU, dhe ministër i Brendshëm federal, Horst Seehofer do të dorëzojë vitin e ardhshëm postin si kryetar partie dhe atë si ministër.

1

Kryetari i Partisë Kristiansociale, CSU, dhe ministër i Brendshëm federal, Horst Seehofer i është nënshtruar presionit që i bëhet brenda partisë. Ai ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë “viti i të rejave”, dhe se do t’ i dorëzojë të dy postet që mban. Kjo ndodh si reagim ndaj atmosferës së keqe në bazën e partisë.

“Viti 2019 do të jetë viti i risive për CSU,” tha Horst Seehofer në këshillimet e zhvilluara në rrethet e ngushta drejtuese të Partisë në Mynih, bënë të ditur pjesëmarrësit. Sipas të dhënave në mbledhjen e partisë të zhvilluar të dielën në mbrëmje, gati të gjithë kryetarët e rretheve kanë marrë fjalën dhe kanë informuar për atmosferën e shkatërruar në bazë. Një nga pjesëtarët e takimit tregoi se “kjo ishte shumë e qartë”. Seehofer me sa duket nuk ka qenë i përgatitur që fjalimet të kenë një forcë të tillë.

Bayern Ministerpräsident Horst Seehofer (Getty Images/AFP/C. Stache)

Seehofer bëhet nga partia e tij përgjegjës për humbjet masive të partisë CSU, në zgjedhjet e landit të Bavarisë të mbajtura në muajin tetor. Atij po ashtu i është ngarkuar faji për grindjet e ashpra me partinë simotër, CDU, dhe kryetaren e partisë, kancelaren Angela Merkel pranverën e shkuar, si dhe “dorëheqje nga dorëheqja” e fillimit të korrikut

Dorëheqje me etapa?

Një kryetar i ri partie do të zgjidhet në Kongresin e partisë që pritet të mbahet në fillim të 2019-ës, në janar ose maksimumi në shkurt, bëhet e ditur. Një datë konkrete, kur do të dorëzojë postin si ministër, Seehofer nuk ka dhënë. Por 69 vjeçari bëri të qartë, sipas mediave, se pa kryesinë e partisë ai nuk do të qëndrojë as ministër.

Seehofer vetë nuk ka dhënë deklarata pas takimit të kryesisë së CSU. Por ai bëri të ditur se do të japë shpjegimet gjatë javës në vijim. Si kandidati më i mundshëm për postin e kryesisë së CSU, vlerësohet të jetë kryeministri bavarez, Markus Söder. 51-vjeçari do marrë postet e Seehoferit për herë të dytë, pasi i mori atij postin e kryeministrit të landit, në muajin mars.

Nuk është e qartë kush do të marrë nga Seehofer postin e ministrit të Brendshëm. Duke patur parasysh këtë, kryetarja e fraksionit të Të gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij. “Çdo ditë që Seehofer qendron në post si ministër i Brendshëm, është ditë e tepërt,” tha ajo për gazetën e Berlinit, “Tagesspiegel”. “Nëse kemi të bëjmë me sigurinë e brendshme të vendit, nuk duhet të ketë zvarritje të tjera.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIÇ NUK E KISHIT PARË/ Uindi Haxhia pa "make up" do t'iu lërë gojëhapur (FOTO)
Previous article "BËNTE SEKS DHE ME VAJZA TË TJERA"/ Modelja argjentinase rrëfen tradhtinë e Dybalas (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT