• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË SELENICË/ Gazetari tregon DETAJE: I njihja TË DY. Fatmiri donte të…
Home
Breaking News

VRASJA NË SELENICË/ Gazetari tregon DETAJE: I njihja TË DY. Fatmiri donte të…

10 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Ergys Alushi ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën ditën e djeshme ku mbeti i vrarë kreu i njësisë administrative Kotë Fatmir Hodaj.

Alushi ka shkruar se për shkak të detyrës së tij si gazetar i njihte të dy, viktimën dhe autorin.

Sipas tij, Fatmirit kishte një dëshirë të madhe për të bashkuar fshatin e ndarë politikisht pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë komunizmit, ndërsa Adimiri kishte një dashuri të madhe për fshatin e tij Gumenicën dhe kishte marrë përsipër të kontribuonte ai të hynte në listën e 100 fshatrave të projektit qeveritar.

Ergys Alushi ka shkruar se e kishte të pamundur të besonte atë që kishte ndodhur pasi dy personat që ai i njihte si njerëz të qetë, tashmë njëri nuk jetonte më ndërsa tjetri ndërpreu në mes ëndërrat e tij.

POSTIMI I PLOTË:

E rëndë ngjarja që ndodhi dje në Kotë, ku dy gumeniciotë u konfliktuan dhe njëri ngriti armën e vvrau tjetrin.

Unë I njihja që të dy, atë që mbeti I vrarë dhe atë që vrau.

Me Fatmirin (të vrarin) kisha njohje më të vjetër për shkak të detyrës që kryeja si gazetar dhe ai, si kryetar komune në Kotë, shumë vite më parë.

E njoha dhe më shumë kur me iniciativën e tij në fshatin e tij Gumenicë, u ngrit I pari muze në të gjitha fshatrat e Vlorës, që përkujtonte të rënët e fshatit në luftra kundra pushtuesit e në mbrojtje të Shqipërisë, në ngjarje e kohë të ndryshme.

Ai muze është ende, në shtëpinë-monument të Dudajve.

Ishte një dëshirë e Fatmirit dhe e të tjerëve për të bashkuar fshatin e ndarë politikisht pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë komunizmit.

Fatmirin e njihja si një burrë të urtë, të qetë, që I dëgjohej fjala.

I tillë ishte dhe në një tavolinë të përbashkët rreth tre muaj më parë, kur ishim të ftuar në një drekë festive të një mikut tonë të përbashkët.

E pabesueshme si mund të bëhet njeriu vrasës.

Ky ishte perceptimi I parë që provova kur mësova se kush ishte njeriu që e kishte vrarë Fatmirin.

Admirin (njeriun që vrau) e kisha njohur kohët e fundit.

Ai kishte një dashuri të madhe për fshatin e tij Gumenicën dhe kishte marrë përsipër të kontribuonte që Gumenica të hynte në listën e 100 fshatrave të projektit qeveritar. Me iniciativën e paratë e tij, me ndihmën e specdilaistëve më të mirë të Vlorës në fushën e historisë e arkeologjisë përgatiti dhe botoi një katalog-guidë për fshatin e Gumenicës, duke prezantuar gjithcka të mirë që ka ai fshat. Përgatiti dhe një kërkesë zyrtare drejtuar Qeverisë se përse Gumenica e meritonte të ishte e përzgjedhur në 100 fshatrat shqiptarë. Kërkesa mund të jetë ende në sirtarët e Ministrisë përkatëse.

Admiri ishte një njeri I qetë, I shtruar kur fliste, I lexuar dhe me dëshirë të madhe për të mësuar gjëra të reja mbi historinë e arkeologjinë e zonës së tij.

Vazhdimisht shprehte ëndrrën e tij që së bashku me bashkëfshatarë të tjerë të rregullonte godinat e vjetra, të rrënuara të fshatit. Kishte një biznes të sukseshëm dhe nuk donte të ikte nga fshati.

Kështu I kam njohur unë Fatmirin dhe Admirin. Njerëz kontribues për fshatin e tyre, që jane aq të paktë në ato fshatra të braktisura.

Nuk I di rrethanat e ngjarjes, konfliktet e tyre të vjetra e të reja, ( askush nuk e justifikon nje vrasje, marrjen e nje jete), por Fatmiri nuk është më dhe Admiri I ndërpreu në mes ëndrrat e tij.

Absurde!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHUMË VITESH SI I ZHDUKUR/ Çfarë e bindi Armend Rexhepagiqin të shfaqej tek ‘Kënga Magjike’
Previous article OFENDOI TRANSGJINORËT/ Victoria's Secret kërkon falje

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT