Prokuroria e Përgjithshme ende nuk ka një emër të ri për të drejtuar këtë institucion të paktën për pësë vitet e ardhshme.
Në një kohë kur kanë ngelur dy ditë nga skadimi i afatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla i emëruar më 7 dhjetor 2012, procesi nuk është kanalizuar ende për të sjellë emërimin konkret.
Sa i përket kësaj çështje, Kushtetuta saktëson qartë në Nenin 148/a se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”.
Ndërkohë në këto kushte ku mandati ka perfunduar dhe KLP nuk eshte krijuar akoma, me vendim të Kuvendit sipas ligjit funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, udhëzohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve.
I zgjedhuri duhet të përmbushë kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga
“Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit,” nënvizohet në Nenin 148/a pika 3.
Kur themi “me më shumë eksperiencë” gjykohet se i zgjedhuri duhet të ketë më shumë vite pune si prokuror dhe të plotësojë të gjitha kuishtet e tjera.
Sa i përket bashkëpunimit të kaheve politike në Kuvend, ende nuk ka një dakortësi konkrete mes tyre për të zgjedhur një emër të pa kontestueshëm nga palët.
Partia Demokratike vijon qëndrimin e saj që Kryeprokurori nuk duhet të zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës. Lideri i kësaj force Lulzim Basha ka theksuar se nuk do të lejojë që kreu i këtij institucioni të përcaktohet nga shefi i qeverisë Edi Rama.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka paralajmëruar se Parlamenti do të nisë procedurën për zëvendësimin e Adriatik Lallës ku theksohet se do të ketë një kryeprokuror të përkohshëm deri sa të nisë nga puna Këshilli i Lartë i Prokurorisë.(TemA)


