• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BOTA E ERRËT E DROGËS/ Historia e Danielit: Shoqëria më shkatërroi. Ata… (VIDEO)
Home
Sociale

BOTA E ERRËT E DROGËS/ Historia e Danielit: Shoqëria më shkatërroi. Ata… (VIDEO)

10 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Shqiptarët për shqiptarët” këtë të premte po prezantojnë historinë e dhimbshme dhe dramatike të një të riu, i cili për një dekadë ka qenë i varur nga droga.

Gjithçka nisi 9 vite më parë, me injektimin e dozës së parë të heroinës që e futi në një labirinth pa krye.

Sot Danieli është 34 vjeç, kurioziteti i moshës dhe shoqëria  e shtynë  në një vorbull, nga e cila nuk po del dot më.

Gabimi fatal i ndryshoi jetën tërësisht dhe e përfshiu në një botë të errët, shkatërrimtare e vdekjeprurëse. Dramën e jetës së tij, Danieli e rrëfën me gjysmë zëri ku shprehet se gjithçka nisi me insistimin e shoqërisë që e shtynë të provonte nga kanabis, më pas erdhi heroina.

“E fillova me kanabis, shoqëria ime  me thoshte pi se nuk te bën gjë, rashë viktimë e drogës, po të kërkosh ka.

Danieli tregon se po përpiqet çdo ditë e më shumë për tu larguar nga droga, e madje po merr edhe trajtimin me metadon . Por dhimbjet që i shkakton heroina fizikisht e psikologjikisht janë më të forta se dëshira e tij për t’iu rikthyer jetës së mëparshme.

Më pëlqente, nuk e dija qe do katandisesha kështu, edhe metadoni ka problemet e veta, ka dhimbje, nuk është kollaj të ndahesh nga heroina pa ndihmë, duhet ndihmë psikologjike. Kam  nevojë për një mundësi, për një punë” shprehet Danieli.

Varësia ndaj heroinës ka bërë që Danieli të shesi të gjitha pajisjet elektroshtëpiake në banesë. Djali tregon se nuk i ka mbetur asgjë përveç disa kolltukëve ku dergjet.

“Nuk kam as televizor as frigorifer, kam marre borxh tek buka, detyrohem te shes diçka nga shtëpia që të ha bukë”.

Është mjaft e trishtueshme ajo që Danieli rrëfën për “Shqiptarët..”. Ai zgjohet i vetëm në banesë “shikoj muret, nuk kam kujt ti them mirëmëngjes, ose të pi kafe më familjen time. Nëna më vdiq kur isha në burg, nuk arrita as ta varrosja”

Danieli rrëfen se e vuan shumë vetminë . Për të riun, bashkëjetesa me drogën është ferri vetë, përpos faktit që duhet të luftojë i vetëm për jetën e tij. Prindërit e 34 vjeçarit kanë ndërruar jetë, ndërkohë që tregon se i ka shkëputur marrëdhëniet me motrën, vëllain e gjithë të afërmit e tjerë. Shoqëria e tij e vetme janë përdoruesit e heroinës.

“Njerëzit e mi, këta që kam u lodhën me mua, çdo gjë e shkatërroi droga

kam miq  vetëm përdoruesit e drogës” shprehet ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALOZE/ Hetohet për DHUNË SEKSUALE, arbitri Italian filmonte koleget në dush duke u...
Previous article Nuk flet asnjëherë për të/ Menaxherja e Schumacher vendosi të bëjë një deklaratë

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT