• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL EMRI I KANDIDATES PËR NË GJYKATËN KUSHTETUESE/ Drejt konfirmimit nga KPK
Home
Aktualitet
Drejtësi

DEL EMRI I KANDIDATES PËR NË GJYKATËN KUSHTETUESE/ Drejt konfirmimit nga KPK

9 November, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrtoi të premten në seancë dëgjimore dosjen e këshilltares ligjore të Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsit.
Vorpsi është kandidate për në Gjykatën Kushtetuese dhe është përfshirë me short në listën e subjekteve prioritare. Ajo është e para kandidate për në Gjykatën Kushtetuese që futet në proces rivlerësimi.

Treshja që gjykoi Vorpsin kryesohej nga Lulzim Hamitaj, relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktari. Hetimi për Vorpsin sipas relatores ishte bazuar në të treja kriteret e rivlerësimit: “Pasurinë, figurën dhe profesionalizmin”.
Relatorja tha se Vorpsi kishte qenë bashkëpunuese. Tre institucionet ndihmëse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhanë raporte pozitive për subjektin.

Relatorja tha se KPK kishte kryer hetimin e saj të pavarur, duke u ndalur kryesisht te hetimi administrativ mbi pasuritë. Ajo tha se ishin gjetur pasaktësi, por bëri me dije se ato nuk ndikonin në procesin e rivlerësimit. KPK tha se në deklaratën veting nuk ishin pasqyruar kursime nga të ardhurat, por tha se Vorpsi kishte sqaruar se nuk kishte të tilla dhe se të ardhurat e deklaruara në vite kishin shërbyer për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Sipas relacionit Vorpsi zotëron vetëm një apartament dhe një makinë. Apartamenti ishte blerë nga bashkëshorti dhe kishte si burim shitjen e pronave të familjes. Makina ishte blerë nga shitja e një makine të mëparshme.

Relatorja theksoi se nga hetimi nuk kishin rezultuar probleme me pastërtinë e figurës dhe e cilësoi Vorpsin të përshtatshme.

Relatorja tha po ashtu se nga hetimi i dosjeve për të cilat kishte dhënë mendim Vorpsi ajo rezultonte e aftë. Sipas relacionit të lexuar Vorpsi kishte dhënë opinion për 95 çështje kushtetuese dhe se mendimi i saj kishte qenë ndikues në marrjen e vendimeve nga kjo gjykatë. Relatorja veçoi angazhimin akademik të subjektit, ndërsa theksoi se kandidatja për në Gjykatë Kushtetuese kishte marrë doktoraturën në Vjenë.

Vorpsi tha se ishte kënaqur me rezultatet e hetimit: “Falenderoj KPK dhe veçanërisht relatoren. Gjetjet janë të sakta dhe nuk kam asgjë për të shtuar”, tha ajo. Asnjë nga tre anëtarët e KPK-së nuk kishte pyetje. Po ashtu edhe vëzhguesja ndërkombëtare nuk kishte pyetje. Vorpsi iu dha në fund sërish fjala dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Vendimi jepet të hënën në datë 12 nëntor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAKMARRJE E RËNDË/ I publikoi fotot nudo, vajza çon ish-in e të dashurit në vetëvrasje
Previous article TAKIMET/ Rama-qytetares: Nuk të jap dot përgjigje, t’i japim afat kryetarit të partisë në Sarandë, o ta zgjidh ky o…

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT