• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNIMI I REPORTERËVE SHQIPTARË/ Unioni i Gazetarëve: Dënojmë veprimet e ekstremistëve
Home
Breaking News

KËRCËNIMI I REPORTERËVE SHQIPTARË/ Unioni i Gazetarëve: Dënojmë veprimet e ekstremistëve

8 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku disa shtetas grekë kanë kërcenuar gazetarët që ishin duke raportuar mbi ceremoninë e varrimit të grekut

UGSH dënon aktin duke apeluar që institucionet të ndërmarrin hapa konkrete për të gjetur dhe ndëshkuar agresorët.

Përmes një komunikate zyrtare, ndër të tjera thuhet:

“Agresiviteti dhe thirrjet ekstremiste te qytetarëve grekë dhe disa minoritarëve në Bularat ndaj gazetarëve, janë shkelje e lirisë dhe kërcënim për shkak të detyrës

Tiranë më 8.11.2018

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon thirrjet ekstremiste, fyerjet dhe dhunën verbale si dhe pengimin e gazetarëve të mediave në ceremoninë mortore që u organizua sot në fshatin Bularat të bashkisë së Dropullit, për qytetarin K.Kacifas, i cili u vra në përballje me forcat speciale të policisë. 

Agresiviteti i qytetarëve të ardhur nga Greqia si dhe disa personave ekstremistë me origjinë greke ndaj reporterëve të mediave shqiptare, gjatë ceremonisë së sotme, është një rast pa precedent. 

UGSH denoncon këto sjellje, pengimin e gazetarëve në detyrë ai dhe gjithë veprimet provokative të ekstremistëve nacionalistë grekë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bën apel gjithë kolegëve që u përballën me këta individë në krye të detyrës dhe që kanë fiksuar momente të këtyre sjelljeve agresive, t’i publikojnë ato dhe organizata jonë u drejtohet institucioneve ligjore për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë agresorëve dhe penguesve të reporterëve.

UGSH apelon pranë organizatave të gazetarëve në shtetin fqinj, në Greqi, për reagime solidare. Organizata jonë u drejtohet organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe të mbrojtjes së lirive themelore, të denoncojnë këtë agresion të pashëmbëllt të ekstremistëve nacionalistë të ardhur nga një vend, në një shtet tjetër.

 Kërkojmë nga institucionet vendore të Dropullit, subjektet politike dhe përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri tê distancohen nga sjellje dhe agresione të tilla nacionalistësh esktremistë mbi gazetarët shqiptarë.

Veprime dhe agresione të tilla janë shkelje të rënda ligjore, ato jo vetëm provokojnë, por krijojnë klimë negative në bashkëjetesën greko-shqiptare”, nënvizohet në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FONDACIONI KEEP FIGHTING/ Menaxherja e Michael Schumacher lëshon deklaratën e rrallë
Previous article BENZEMA IU PËRGJIGJET KRITIKAVE/ Disa njerëz nuk e kuptojnë atë që bëj…

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT