• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DISIPLINA DHE PLEHRAT/ Ministria e Brendshme sqaron 2 urdhrat e Lleshit: U vendos kështu sepse…
Home
Politikë

DISIPLINA DHE PLEHRAT/ Ministria e Brendshme sqaron 2 urdhrat e Lleshit: U vendos kështu sepse…

8 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Ministria e Brendshme ka pare te udhes sot te dale me nje sqarim lidhur me dy urdhrat e firmosur nga zv.ministri i komanduar Sander Lleshi, te cilit kryeministri Rama e deklaroi hapur se i ka dhene kompetencat e ministrit.

“Ministria e Brendshme vlerëson të nevojshme të sqarojë se urdhri administrativ për punonjësit e administratës së Ministrisë së Brendshme, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të varësisë, lidhet me nevojën për një performancë më të lartë dhe imazhin e duhur publik”-thuhet ne deklaraten e MB.

 

 

Nderkohe, qe sipas MB, “Urdhri i Zv.Ministrit të Brendshëm për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit synon parandalimin e fenomenit të djegieve në vend-depozitimet e mbetjeve. Kjo për t’i i dhënë fund një praktike absurde dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

rama lleshi

Reagimi i Ministrise se Brendshme

Ministria e Brendshme vlerëson të nevojshme të sqarojë se urdhri administrativ për punonjësit e administratës së Ministrisë së Brendshme, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të varësisë, lidhet me nevojën për një performancë më të lartë dhe imazhin e duhur publik.

Urdhri i Zv.Ministrit të Brendshëm për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit synon parandalimin e fenomenit të djegieve në vend-depozitimet e mbetjeve. Kjo për t’i i dhënë fund një praktike absurde dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit është e vendosur për të marrë masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mos-veprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ditët e fundit një problematikë e shtuar lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura apo pranë qendrave të banuara është konstatuar në qarqet Durrës, Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër.

Në këto kushte strukturat vendore të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona dhe duke punuar ngushtësisht me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë.

Duke përfituar nga ky komunikim, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelon dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo krim mjedisor e paligjshmëri në numrin falas 112 apo aplikacionin Komisariati Dixhital, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj shkelësve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Bularati, ekstremisti, Dule dhe politika
Previous article VARRIMI I KACIFAS/ Ektremisti i "Agimit të Artë" Babis Karathanos ndodhet në Bularat (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT