• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Si do ndryshojë tatimi për RROGAT E ULËTA. Pragu i pagave që nuk taksohen
Home
Ekonomi
Biznes

Si do ndryshojë tatimi për RROGAT E ULËTA. Pragu i pagave që nuk taksohen

7 November, 2018 F.autor Biznes, Ekonomi

Qeveria do të ulë tatimin mbi të ardhurat edhe për rrogat e ulëta. Ndryshimet do të sjellin rritjen e pragut për rrogat e ulëta që nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat.

Aktualisht, të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat janë rrogat deri në 30 mijë lekë. Skema e re pritet të ndryshojë taksimin progresiv të rrogave, pasi aktualisht qeveria i ka paraqitur Kuvendit edhe rritjen e pragut të rrogave të larta që taksohen 23 për qind. Ndryshimet i lajmëroi dje relatorja e paketës së re fiskale, deputetja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti.

Deputetja Gjylameti tha në Komisionin e Ekonomisë se ndryshimet synojnë mbrojtjen e pagave të ulëta për shkak të rritjes së tyre. Sipas deputetes Gjylameti, rritja e pagave ka sjellë që edhe pagat e ulëta të hyjnë në fashën e tatimit mbi të ardhurat. “Së pari, sugjerojmë disa ndryshime për sa i përket mbrojtjes së pagave më të ulëta, duke marrë parasysh faktin që në këto vite, tashmë në vitin e pestë, kemi pasur herë pas here ngritje të këtyre pagave dhe në mënyrë të tillë, ato hyjnë në fashat që ato paguajnë tatim mbi të ardhurat”, u shpreh relatorja e paketës fiskale. Ndryshimet do të prezantohen në diskutimet e ndryshimeve të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” në Komisionin e Ekonomisë.

Burime nga qeveria thanë për gazetën “Panorama” se synohet që rritja e pragut të patatueshëm të rritet nga 30 mijë lekë që është aktualisht, në 40 mijë lekë. Pra, ndryshimet synojnë që tatimi mbi të ardhurat të mos paguhet për rrogat deri në 40 mijë lekë. Por nga ana tjetër, ky ndryshim pritet të ketë efekte pozitive edhe për rrogat e larta. Tashmë qeveria ka paraqitur pranë Komisionit të Ekonomisë ndryshimet e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, ku kërkohet rritja e pragut të rrogave që taksohen 23 për qind, nga 130 mijë që është aktualisht në 150 mijë.

Sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave, nga ndryshimi ulja e tatimit llogaritet 1,675 lekë çdo muaj për një punonjës të këtij grupi, ose 20,000 lekë në vit lehtësim nga taksa çdo muaj për një punonjës të këtij grupi. Por ndryshimet e reja, pra rritja e pragut të taksimit zero deri në 40 mijë lekë pritet të sjellë akoma më shumë ulje të taksës edhe për rrogat e larta. Pra, taksimi progresiv i rrogave do të ndryshojë si për ato deri në 150 mijë lekë që do të taksohen 13 për qind e diferencës së 400 mijë lekëshit që synohet të mos tatohet, si edhe për pagat mbi 150 mijë lekë që tatohen 23 për qind.

Për ta konkretizuar për qytetarët me ndryshimet e propozuara, tatimi mbi të ardhurat do të jetë zero për pagat deri në 40,000 mijë lekë. Pagat deri në 150,000 lekë do të taksohen 150,000-40,000×13%=14,300 lekë. Pra, më pak nëse taksimi zero do të ishte deri për rrogat 30 mijë lekë. Nëse taksimi zero do të ishte deri në 30,000 lekë pagat deri në 150 mijë lekë do të paguanin 15,600 lekë taksa. Pra, përfitimi nga propozimi i ri është 1300 lekë në muaj.

SHEMBULLI SI DO TË TATOHEN PAGAT

Aktualisht, pagat deri në 30 mijë lekë nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat. Ndërsa pagat deri në 130 mijë lekë paguajnë 13 për qind tatim mbi të ardhurat e diferencës së 130,000-30,000×13%=13,000 lekë tatimi që paguhet. Por, nëse rroga është mbi 130 mijë lekë, marrim në këtë rast shembullin e një rroge 140 mijë lekë, tatimi është 140,000-130,000= 10,000×23%= 2,300+13,000= 15,300 lekë.

Me ndryshimet e propozuara, tatimi mbi të ardhurat do të jetë zero për pagat deri në 40,000 mijë lekë. Pagat deri në 150,000 lekë do të taksohen 150,000-40,000x 13%=14,300 lekë. Pra, më pak nëse taksimi zero do të ishte deri për rrogat 30 mijë lekë. Po ashtu, më pak do të paguajnë edhe rrogat mbi 150 mijë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË UNIKAL/ Për darkë me të dashurën, Maradona i habit të gjithë me veshjen (FOTO)
Previous article SPEKTAKOLAR/ BENZEMA bën MESSIN, goli i 200 me REALIN është një mrekulli (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT