• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO E VRASJES SË BLLOKUT/ Kush qëlloi kë. Si hyri ERVIS MARTINAJ në lokal. Sherri nisi me…
Home
Breaking News

VIDEO E VRASJES SË BLLOKUT/ Kush qëlloi kë. Si hyri ERVIS MARTINAJ në lokal. Sherri nisi me…

7 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Publikohet videoja e përplasjes me armë në Bllok, më 4 tetor të këtij viti, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Siç tregojnë dhe pamjet, e  gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 2 minutave e 30 sekondave.

Në videon e publikuar nga Report Tv jepet momenti kur hyn brenda lokalit Ervis Martinaj dhe shokët e tij. Në pamje shihet edhe momenti kur i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata dhe komandoja Mervjol Bilo dalin nga lokali.

Nga ajo çka tregojnë pamjet në video, rezulton se përplasja me armë në Bllok nuk ka ndodhur pas një takimi të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, por grupi i Ervis Martinajt ka hyrë brenda lokalit dhe menjëherë ka nisur sherri.

Dinamika e ngjarjes

Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë.

Sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda. Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.

Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Report Tv  ka arritur të mësojë se në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabjol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Pamjet në video tregojnë Mervjol Bilon dhe Eljon Hato, të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin.

Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.

Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht.

Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur.

Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Liga e Kampionëve: Te Juvja vënë duart në kokë, shtylla ndal Khedirën (VIDEO)
Previous article "TALENTI I FSHEHUR I HERËS"/ Shihni si e pikturon ajo Rezartën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT