• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI U EKZEKUTUA I “FORTI” I DURRËSIT, MIKU I SHULLAZIT/ Dalin pamjet e vendngjarjes së mbushur me gjak
Home
Breaking News

SI U EKZEKUTUA I “FORTI” I DURRËSIT, MIKU I SHULLAZIT/ Dalin pamjet e vendngjarjes së mbushur me gjak

7 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edison Harizaj, një emër i njohur për policinë si i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në qytetin e Vlorës u ekzekutua në një atentat të tipit mafioz mbrëmjen e së martës në lagjen 13 të Durrësit.

39-vjeçari ishte duke udhëtuar me një automjet luksoz tip “Audi A8” së bashku me një mikun e tij kur u ka prerë rrugën një tjetër makinë.

Në drejtim të tyre është derdhur një breshëri plumbash duke bërë që Harizaj të humbë jetën në vend, ndërsa ka mbetur i plagosur Genci Caca, 33-vjeç edhe ky banues në Vlorë i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Vetëm 4 kilometra larg vendit të atentatit, në Shën Vlash është gjetur më pas nga policia ky automjet i djegur i cili dyshohet se u përdor nga autorët.

Banori: Ishte zhurmë shumë trishtuese sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla. Mendova se mund të shpërthejnë mina, absolutisht që nuk e mendova ashtu. Vetëm që fëmija dhe gruaja u trembën shumë.

Janë shoqëruar disa persona që po merren në pyetje, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar si autor i ekzekutimit. Në vendin ku ndodhi atentati  nuk ka pasur kamera sigurie dhe mungonte ndriçimi gjë që ka vështirësuar punën e hetuesve për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet motivi i krimit të rëndë, por hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale.

Edison Harizaj është vënë nën hetim për disa vrasje të ndodhur ndër vite në Vlorë që janë ende të pa zbardhura. 39-vjeçari është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë në 2011, por nuk u gjetën prova. Viktima njihet edhe si mik i Emiljano Shullazit, pasi në 2010 janë arrestuar të dy në Shëngjin për armë mbajtje pa leje. Po kështu Harizaj rezulton i dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje të kryer në vitin 1999-të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TA BESONI/ Zbulohet shuma e çmendur që fiton JAMES nga PIJA e tij
Previous article I JASHTËZAKONSHËM/ “Uragani” KANE, askush si ai në Champions (STATISTIKAT)

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT