• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META KALON NË “HESHTJE” LIGJET/ Prej 2 gushtit, asnjë dekretim të ligjeve të mazhorancës
Home
Politikë

META KALON NË “HESHTJE” LIGJET/ Prej 2 gushtit, asnjë dekretim të ligjeve të mazhorancës

7 November, 2018 F.autor Politikë

Përplasja Presidencë-Kryeministri nuk u reflektua në Kuvend. Përfaqësuesit e kreut të shtetit u shprehën të kënaqur me fondin e përcaktuar për Presidencën në buxhetin e vitit 2019.

“Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë kërkesë shtesë sa i përket buxhetit të vitit 2019”, tha Alqi Bako, sekretar i Përgjithshëm i Presidencës.

“Nuk pengohet veprimtaria e Presidentit të Republikës, madje ka më shumë se ç’duhet po ta shohim nga pikëpamja financiare. Shumë më tepër njerëz, plot 86 vetë që punojnë për një president”, tha deputeti socialist Bashkim Fino.

Por, loja e shahut mes Ramës dhe Metës sapo ka nisur. Kryeministri i la kohë presidentit të reflektojë, duke u kujdesur të sqarojë se krisja mes tyre nuk është personale, por kushtetuese.

Në këtë mënyrë, mazhoranca la të hapur opsionin për dërgimin për të dytën herë në tryezën e kryetarit të shtetit, të emrit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Por presidentit, i cili ndodhet në Itali, me sa duket i duhet pak kohë për t’u bindur. Ai pret lëvizjen e radhës së mazhorancës, për emrin e Vitore Tushës në krye të KLSH-së.

Por krisja mes palëve duket se ka nisur më herët, edhe pse ka kaluar pa u vënë re. Duket se Ilir Meta nuk është bindur për ligjet e miratuara nga mazhoranca pa opozitën, e cila ndodhet në bojkot, duke vendosur t’i kalojë në heshtje. Shpallja e fundit e publikuar në faqen e Presidencës është “ligji për sistemin arsimor parauniversitar”, i ndryshuar, që mban datën 2 gusht.

Një ligj me rëndësi, që pret dekretin e shpalljes nga Ilir Meta është ai për mbylljen e lojërave të fatit, i cili u miratua më 25 tetor. Presidentit i kanë mbetur edhe 7 ditë nga afati kushtetues për të dekretuar shpalljen e ligjit. Por, nëse Meta do të flasë sërish me heshtjen e tij për një nga nismat më të forta të kabinetit “Rama”, kjo mbetet për t’u parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ PSG dhe Man City do të paditen në BE, nëse UEFA s'i ndëshkon
Previous article Duro: Luajtëm 11 kundër 14 në pjesën e parë dhe fituam, skuadra e vetme në fushë ishte...

F.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT