• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SHBA/ Një somalezo-amerikane gati për të fituar
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË SHBA/ Një somalezo-amerikane gati për të fituar

7 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Përfaqësuesja e Minesotës Ilhan Omar pritet të bëjë histori në politikën amerikane të martën si favorite për të fituar një vend në Kongresin amerikan, duke u bërë ish-refugjatja e parë dhe gruaja e parë nga Afrika që i bashkohet Dhomës së Përfaqësuesve. Zonja Omar thotë se përdorimi i politikës për të ndikuar pozitivisht dhe për të zgjeruar demokracinë është e rëndësishme për të.

36 vjeçarja Ihan Omar erdhi në Minesota 20 vite më parë, pasi u largua nga Somalia e përfshirë nga lufta dhe kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia.

Ajo pritet të fitojë me lehtësi ndaj sfidantes së saj republikane Jennifer Zielinski në Minesota, një bastion demokrat.

Nëse zonja Omar fiton të martën, ajo mund të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve së bashku me një tjetër grua të besimit mysliman, demokraten Rashida Tlaib nga Detroiti, e cila pritet të fitojë një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Zonja Omar thotë se nëse shkon në Uashington, ajo do të përballet me Presidentin Donald Trump, për të cilin thotë se po nxit politika që i ndalojnë njerëzit si ajo të vijnë në Amerikë.

“Këto politika janë shumë të rrezikshme. Mendoj se ato shkojnë kundër idealit të këtij vendi. Shpresoj të shkoj në Uashington me kolegë të cilët ndajnë të njëjtën qasje sikurse unë, në mënyrë që ta vendosim presidentin përpara përgjegjësisë për politikat që po promovon, të cilat përhapin frikë e ndarje”, thotë Ilhan Omar, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve.

Në vitin 2016 Ilhan Omar bëri histori, kur u bë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës dhe u bë ligjvënësja e parë somalezo-amerikane e shtetit të saj ku ndodhet dhe komuniteti më i madh somalezo-amerikan në SHBA.

“Mundësia e përdorimit të politikës si një mjet për të bërë ndryshime pozitive ka qenë ajo që më ka frymëzuar të përfshihem në politikë e të jem e angazhuar. Po kështu ka ndikuar mundësia për zgjerimin e demokracisë sonë tek të gjithë dhe konkurimi me qëllimin për të hartuar politika me ndikim pozitiv në jetën e njerëzve”

Në një vit me një numër rekord grash që konkurrojnë për poste publike, zonja Omari frymëzoi shumë gra myslimane anembanë vendit, përfshirë Hodan Hassan, e cila po kandidon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës.

“Arsyet se përse po konkurrojnë shumë gra janë dy: e para lidhet me lëvizjen #METOO dhe e dyta me Donald Trump-in. Ai vazhdimisht nuk i respekton gratë, pra të dyja këto arsye bashkë kanë bërë që shumë gra të ndryshojnë status quo-në dhe një nga mënyrat për të arrritur ndryshimin është të kandidosh për funksion zyrtar”.

Zgjedhjet për Kongresin vijnë në një kohë kritike ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një ndarje të fortë politike. Zonja Hassan thotë se politikanët duhet ta bashkojnë vendin dhe të përhapin mesazhe më unifikuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMISIONI I EKONOMISË/ Gjiknuri: Rruga e Elbasanit do përfundojë pas disa muajsh
Previous article "PLATFORMA"/ Familja me ndihmë ekonomike, bashkëqeverisja i gjen punë burrit të shtëpisë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta Botë

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT