Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përfunduar shqyrtimin e ankimimit të 9 të pandehurve të dosjes “Lazarati 2”, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Trupa gjykuese e ka shtyrë seancën për në datën 20 nëntor, në orën 12:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar.


