• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT/ Zbulohen arsyet përse u refuzua Sandër Lleshi, nga grada Gjeneralit, tek sfida që i bëri Presidentit
Home
Politikë

PRAPASKENAT/ Zbulohen arsyet përse u refuzua Sandër Lleshi, nga grada Gjeneralit, tek sfida që i bëri Presidentit

6 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar Kryeministrin Rama se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj institucionit, të cilin ai drejton dhe detyrave që i ka përcaktuar Kushtetuta.

Përmes një gjuhe të fortë institucionale, kreu i shtetit iu përgjigj paralajmërimeve të Ramës, i cili në “Twitter” kujtonte se beteja e nisur me Presidencën ‘nuk mbaron me kaq’. Përmes zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, Meta sqaroi se informacioni i dhënë nga Kryeministria për çështjen e dekretit të ministrit të Brendshëm ka qenë shterues. “Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues.

Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet”, thuhet në reagimin e Presidencës. Kreu i shtetit shprehet i hapur për të shkuar në Kuvend, në një seancë të posaçme me deputetët, për kandidaturën e rrëzuar prej tij.

 

“Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes”, thuhet në reagimin e zëdhënësit. Meta ka komentuar edhe vendimin e maxhorancës për të anashkaluar qëndrimin e shprehur prej tij ndaj propozimit të Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në lidhje me vendimin e Ramës për ta emëruar gjeneralin Lleshi si zv.ministër me kompetenca të plota të ministrit, kreu i shtetit Meta ka kujtuar se koha kur shteti drejtohej nga Sekretari i Parë ka përfunduar. “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, sqaron Presidenca.

sander lleshi - gjeneral_bthmb

PRAPASKENAT

Burime nga presidenca thanë për “Panorama”, se kreu i shtetit ka kërkuar tri herë të takojë gjeneral Lleshin edhe nën tagrin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por Lleshi i është përgjigjur vetëm pasditen e orës 17:00 të së dielës, vetëm pasi Meta ishte takuar me Kryeministrin Rama. Për këtë sjellje të gjeneral Lleshit, Meta ka dhe një mesazh në reagimin përmes zëdhënësit.

“Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit të institucionit që përfaqëson si kryetar i shtetit, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Republikës. Pikëpyetja e madhe që ka shoqëruar këto ditë vendimin e Presidentit të Republikës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, është nëse kjo vendimmarrje ka qenë apo jo e mbështetur në Kushtetutë.

Burime të sigurta nga Presidenca konfirmojnë për “Panorama” se vendimi i Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm është kushtetues dhe është i mbështetur në ligj. Të njëjtat burime konfirmojnë se nga pikëpamja kushtetuese ka pasur pengesë për emërimin e Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi me vendim gjykate ai mban ende detyrën e gjeneralit aktiv dhe paguhet nga shteti shqiptar. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, Sandër Lleshi fitoi betejën ligjore me ish-Presidentin Nishani për t’u kthyer në detyrë në përputhje me gradën që mbante, por pavarësisht se rikthimi në detyrë nuk ka ndodhur që nga viti 2013, Lleshi paguhej nga Ministria e Mbrojtjes si gjeneral dhe njëkohësisht ushtronte detyrën e këshilltarit të Kryeministrit.

Neni 103 i Kushtetutës e ndalon ministrin të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër shtetërore veç detyrës që ai kërkon të marrë. Në rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ishte përballë kërkesës për dekretimin e një ministri që ende mbante detyrën e gjeneralit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U NDJEVA SI..."/ Dua Lipa tregon gjestin e ëmbël të Isaac pasi ajo rrëmbeu çmimin “Best Pop”
Previous article "SITA" E VETTINGUT/ Zgjidhet ngërçi në KLP, Bujar Sheshi i plotëson kushtet

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT