• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT/ Sot trupi i Kaçifas i kthehet familjes, mbi 2 mijë grekë vijnë për funeralin e tij
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT/ Sot trupi i Kaçifas i kthehet familjes, mbi 2 mijë grekë vijnë për funeralin e tij

6 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e djeshme kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu.

Së bashku me trupin, ditën e sotme avokatit të 35-vjeçarit, Efthimios Navridis, do t’i dorëzohet edhe një kopje e Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’ua lënë më pas familjarëve.

Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e sotme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij.

Për këtë arsye, në zonë do të ketë prani të shtuar të policisë për të shmangur çdo incident apo tension edhe të importuar nga grupe ekstremiste apo radikale që do të vijnë nga jashtë.

Trupi i Kaçifas, u kërkua nga i ati i tij tre ditë pas vdekjes pasi hoqën dorë nga ekspertiza paralele mbi çështjen. Kërkesa e bërë nga i ati, Jani u dorëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kaçifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por avokati i familjes, i cili e pa trupin u shpreh se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.

Aktualisht trupi i Kaçifa ndodhet prej 10 ditësh në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes nga hetimet e kryera në Gjirokastër. Trupi i riut u kqyr edhe nga autoritetet greke, të cilat u kërkuan nga vetë familja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR PËRDORUESIT "E FIKSUAR" TË RRJETEVE SOCIALE/ Meghan Marckle ka disa këshilla
Previous article ME SIGURI KENI PYETUR VETEN/ Ja pse xhaketat e dimrit kanë zakonisht kopsa mbi supe

Isa.Autor

Postime të ngjashme

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda Aktualitet

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe... Aktualitet

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe...

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT