Të tjera detaje dalin nga vrasja në bllok. Në dosjen e Prokurorisë për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, renditen disa akte ekspertimi, kryesisht balistike, një prej të cilave konfirmon se një gëzhojë e gjetur në vendin ku u vra Fabian Gaxha, është shkrepur nga një armë, që është përdorur edhe në një tjetër ngjarje në Tiranë.
“Akt nr. 10643, datë 09.10.2018, ekspertimi balistik krahasues, konkluzion: Një gëzhojë me markerimin ‘Geco 9 mm Luger’ e sekuestruar në këqyrjen e vendit të ngjarjes së vrasjes së shtetasit Fabian Gaxha, si edhe plagosjes së shtetasve Eljon Hato dhe Ervis Martinaj, në Tiranë më datë 04.10.2018, është qitur nga e njëjta armë zjarri që ka qitur tre gëzhoja (nga 6 gjithsej) të sekuestruar në ngjarjen ‘Konflikt në loto sporti’, ndodhur në Tiranë, më datë 26.09.2017”.
Bëhet fjalë për një përplasje me armë të ndodhur në rrugën “Bardhyl”, në kryeqytet, për të cilën është arrestuar një shtetas dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.


