• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JU LUTEM NA NDIHMONI”/ Oficeri i tragetit: Si i shpëtuam 4 peshkatarët nga mbytja
Home
Breaking News

“JU LUTEM NA NDIHMONI”/ Oficeri i tragetit: Si i shpëtuam 4 peshkatarët nga mbytja

4 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një peshkarexhe është  mbytur rreth mesnatës se kaluar në afërsi të ishullit te Sazanit, teksa  4 peshkatarët qe ndodheshin ne te mbeten ne det te hapur duke rrezikuar seriozisht jetën.

“Nëse brenda një kohe të shkurtër nuk do të ishin shpëtuar nga trageti, peshkatarët në Vlorë mund të humbisnin jetën”- ka thënë oficeri i Tragetit Red Star që ishte pjesë e operacionit të Shpëtimit të realizuar nga stafi i Tragetit Brindizi-Vlore. Sipas Petrit Agaj, gjatë kohës së lundrimit është pikasur në një distancë rreth 5 milje larg Sazanit se gjendeshin disa persona në ujë falë pajisjeve të sofistikuara dhe sistemit të vëzhgimit.

Menjëherë trageti ka ndryshuar drejtim dhe në koordinim me kapitenerinë e përgjithshme i është afruar vendit ku gjendeshin personat në ujë. Pas zbritjes së varkës së shpëtimit dhe hipjes në të të personave që kërkonin ndihmë, menjëherë i është dhënë ndihma me ushqim veshje dhe ujë. Më pas janë marrë nga ambulanca për ndihmën mjeksore.

Sipas oficerit, një prej tyre, më i riu ka qënë në gjendje më të vështirë shëndetësore madje në një moment për shkak të panikut kishte tentuar të ikte me not por nuk ishte lejuar nga kapiteni i anijes së mbytur peshkarexhë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.11.2018, në orën 02:08, jemi njoftuar për ndihmë se mjeti lundrues peshkimi “Vasili LN” po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.

Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).

Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit “Vasili LN”, për të cilët bëjmë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITJES I ERDHI FUNDI/ Elita Rudi tregon indirekt se është shtatzanë (FOTO)
Previous article E BUJSHME/ Pas Ronaldo, është Salah viktima e radhës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT