• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRA NË TEHERAN/ SHBA-Iran përplasje në stilin e “Game Of Thrones”
Home
Nderkombetare

TRAZIRA NË TEHERAN/ SHBA-Iran përplasje në stilin e “Game Of Thrones”

4 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

SHBA dhe Irani vijojnë përplasjen dhe tashmë e kanë çuar në një nivel tjetër duke replikuar me slogane të një seriali të famshëm. Ndërkohë, në Teheran është zhvilluar një protestë ku është djegur flamuri amerikan.

Ekziston konflikti në terren, në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Irani ballafaqohen me aleatë të ndërfutur; ekziston lufta ekonomike, me sanksionet e vendosura nga Amerika.

Dhe ka propaganda. Pas vendimit të Donald Trump për të njoftuar nëpërmjet Twitter hyrjen në fuqi të transit të dytë të sanksioneve ndaj Iranit duke përdorur një imazh të serialit “Game of Thrones”, përgjigjja nga Teherani erdhi nëpërmjet Instagramit dhe është nënshkruar nga një personalitet shumë i famshëm brenda vendit: gjenerali iranian Qasem Soleimani, komandanti i korpusit të posaçëm të rojeve revolucionare që mbikëqyrin politikën e jashtme të Teheranit dhe angazhimin ushtarak dhe ka për detyrë të nxjerrë ideologjinë komeiniste nga Republika Islamike.

Soleimani ka postuar një imazh në rrjetin social në të cilin ai shfaqet në profil, me vështrimin e tij të hedhur poshtë, në një sfond blu të errët dhe me shkrimin “Unë do të përballem me ju”, një referencë eksplicite ndaj mbretit të natës, i cili në serialin “Game of Thrones” urdhëron ushtrinë e “White Walkers”. Grafika e zgjedhur dhe tonet e errëta të imazhit pasqyrojnë stilin e serialit të White Walker. Kjo kundërpërgjigje vjen pasi Trump publikoi një imazh në Twitter me mesazhin “Sanksionet po vijnë – 5 nëntor”, një kujtesë e sloganit të serialit “Dimri po vjen”.

Në instagram, gjenerali Iranian shton: “Ejani! Po ju presim. Unë jam armiku juaj. Fuqia e ushtrisë sime është armiku juaj. Ju e keni filluar këtë luftë, ne do ta përfundojmë”. Por përtej materialeve fiction, tensioni midis Uashingtonit dhe Teheranit është i vërtetë dhe gjithnjë më i lartë. udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u përgjigj ndaj Trump nëpërmjet Twitter: “Qëllimi i SHBA-ve në imponimin e sanksioneve është të paralizojë dhe të parandalojë rritjen e ekonomisë kombëtare, por ka çuar në një lëvizje drejt vetë-mjaftueshmërisë.

Kombi iranian ka importuar gjithçka për vite, tani ai ka zhvilluar zakonin për të prodhuar gjithçka”, nënvizon ai.

Ndërkohë, mijëra iranianë dolën në shesh në Teheran në përvjetorin e 39-ë të marrjes peng të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Personeli i selisë diplomatike u mbajt peng për 444 ditë. Manifestimet janë zhvilluar me slogane kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Në shesh janë djegur dhe flamujt e dy shteteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESHA PËR EKSTREMISTIN GREK/ Nëna e Kaçifas: Djali im është hero, ai e donte Vorio Epirin
Previous article DOLI NGA BURGU? Stresi hyri live në INSTAGRAM dhe të gjithë u çuditën (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT