Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të atyre lidhjeve që ndonëse janë gati mbytëse, nuk përfundojnë sepse njëri nga partnerët ka durim dhe s’pranon kurrsesi t’i japë fund. Ose kur e dimë që ajo di gjithçka bën ai pas krahëve dhe sërish vazhdon të rrijë me të. Po përse nuk i jep duart?
Sipas studimeve të fundit, është i gjithë faji i oxytocin-ës, që ndryshe njihet si hormoni i dashurisë. Duket se partneri që ndjen se gjysma tjetër e tij është ftohur apo s’është aspak i përfshirë në marrëdhënien e tyre, çliron më shumë nga ky hormon se ai që ndjen se e duan dhe kujdesen për të.
Pra, nëse keni ngecur në një lidhje aspak të shëndetshme mendoni këtë dhe përpiquni të ndërroni menjëherë rolet. Bëjeni që të jetë gjithë sy e vesh tek ju dhe do ta ndjeni hormonin tek çlirohet sa hap e mbyll sytë!
Burimi: Women’s Health


