• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ ARRSH nxjerr nga shtëpitë Nexhmije Hoxhën dhe kreun e veteranëve
Home
Sociale

E FUNDIT/ ARRSH nxjerr nga shtëpitë Nexhmije Hoxhën dhe kreun e veteranëve

4 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nexhmije Hoxha dhe Rustem Peçi janë njoftuar nga Drejtoria e Rrugëve të lenë banesat ku jetojnë pas 90-s.

Sipas familjarëve, tre punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar ARRSH janë paraqitur në dyert e tyre dhe i kanë urdhëruar të dalin prej aty brenda 5 ditëve.

Familjet e njohura ankohen se nuk kanë patur asnjë njoftim paraprak.

Gjatë komunikimit të urdhërit ka patur tension mes të moshuarve dhe punonjësve të ARRSH.

E shoqja e Rustem Peçit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nexhmije Hoxha, e veja e Enver Hoxhës jeton në banesën e përshtatur që pas dëbimit nga Blloku,

Hoxha 97 vjeç jeton vetëm dhe merr vizita të përditshme nga të afërmit kurse Peçi 83 vjeç jeton me familjen.Rustem Peçi, gjeneral në pension është djali i heroit të LANÇ, Shefqet Peçi dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës jeton po aty.

Godina ku këto dy familje jetojnë është një ish-Pulari në zonën e Laprakës, e cila është përshtatur si banesë pas 90-s.

Avokati Idajet Beqiri thotë se janë shkelur ligjet.

“Unaza rrugore është një vepër vërtetë e rëndësishme. Por ndërtimi i saj nuk është mister dhe ilegal! Projekti i saj duhet t’u bëhet i ditur atyre që u preken pasuritë e paluajtshme, posaçërisht shtëpitë e banimit prej ndërtimit të saj. Organet kompetente që e bëjnë këtë investim diskutojnë dhe i njoftojnë me  kohë ata që preken, u japin vendimin përkatës me të drejtë ankimi në Gjykatën Administrative,  u japin ofertën përkatëse të dëmshpërblimit për shpronësimin që do të bëjnë, u ofrojnë zgjidhjen e problemit të strehimit, duke u dhënë së paku aq sipërfaqe banimi, sa duan t’ju marrin për ndërtimin e rrugës. Kjo lloj transparence dhe logjike minimale juridike nuk po funksionon te këto dy familje për shkak të një paragjykimi ekstrem” – thotë Beqiri për DITA.

Në një shkrim botuar në numrin e sotëm ai shton se ka dyshime që projekti është devijuar qëllimisht.

“Projekti i Unazës nuk e prekte këtë ndërtesë. Ishte larg saj vija ku do të bëhej ky ndërtim. Mirëpo një “birbollan” pasardhës kolaboracionisto – fashisti, në mënyrë abuziviste, në shenjë të një hakmarrje të pastër e devijuan me një shtrëmbësi vije këtë projekt për të prekur vetëm gjysmën e kësaj ndërtese, e cila nuk mund të qëndroj më në këmbë pas këtij “kafshimi” të pritshëm” – thotë avokati i njohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË AJO QË MENDONI/ Noizy tregon dhuratën më të mirë që ka marrë ndonjëherë (FOTO)
Previous article "SA SHUMË E DUA"/ Kejsi bën një dedikim, por jo për Stresin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT