• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Vasja në Bllok, jepet masa e sigurisë për Ervis Martinaj
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Vasja në Bllok, jepet masa e sigurisë për Ervis Martinaj

4 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka vendosur 30 ditë burg të tjera për Ervis Martinaj, një nga protagonistët e përfshirë në masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok

Gjykata ka lënë kështu në fuqi të njëjtën masë për biznesmenin pas provave të reja të paraqitura nga prokuroria. Kujtojmë se sot Martinajt i mbaronte afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg.

Prokuroria siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. E pikërisht me viktimën por edhe disa miq të tjerë duket se ka komunikuar 36-vjeçari Martinaj. Gazetarja Lala duke cituar burime nga prokuroria, raportoi se kur Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje. Ndërkohë në bazë të provave balistike, rezulton se Martinaj nuk ka qëlluar me armë mbrëmjen kur ndodhi ngjarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SARI KRITIKON SKUADRËN/ Pres më shumë në fazën mbrojtëse
Previous article MILANI 12 NDESHJE PA MESFUSHORIN/ Rikthehet në “Superkupën i Italisë”

Isa.Autor

Postime të ngjashme

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë Aktualitet

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie Aktualitet

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT