• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFUZIMI/ Precedenti “Mejdani”, pse Meta nuk mund të bllokojë qeverinë
Home
Politikë

REFUZIMI/ Precedenti “Mejdani”, pse Meta nuk mund të bllokojë qeverinë

4 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Në historinë e pluralizmit shqiptar ka pasur vetëm një precedent kur Presidenti i republikës nuk dekretonte ministrat e propozuar nga kryeministri.

Kryeministrit Fatos Nano, Presidenti i atëhershëm Rexhep Meidani, pa e shkelur Kushtetutën, refuzoi t’i dekretonte disa ministra. Në atë periudhë, Kushtetuta nuk i vinte afat kohor Presidentit për dekretimin e ministrave dhe Meidani e shfrytëzoi këtë vakum. Por,

Presidenti aktual Ilir Meta nuk mund të mosdekretojë emërimin apo shkarkimin e një ministri, pasi Kushtetuta ka ndryshuar. Pikërisht për të evituar përsëritjen e precedentit ‘Mejdani-Nano’, Kushtetuta u ndryshua në vitin 2008, duke vendos një afat, brenda të cilit Presidenti duhet të dekretojë kandidatin e propozuar nga kryeministri për ministër.

Konkretisht, neni 98 i Kushtetutës parashikon që ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve, ndërsa dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Pra, neni 98 i Kushtetutës nuk lë vend për ekuivok, pasi nuk krijon asnjë hapësirë dhe nuk lë asnjë opsion, si në raste të tjera, për mosdekretim nga ana e Presidentit. Nëse Meta nuk dekreton brenda këtij afati, i cili skadon ditën e hënë, Presidenti do të shkelte Kushtetutën.

Gjithashtu, dekretim ose mos dekretim, Kushtetuta nuk i kërkon në asnjë rresht kreut të shtetit të sqarojë bindjet e tij për kandidaturat e ministrave. Ajo që kushtetuta i kërkon presidentit është e sanksionuar nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”, fakt lehtësisht i kërkueshëm nga Presidenca për Sandër Lleshin.

Së dyti, kreu i shtetit Ilir Meta, mbrëmjen e së premtes, referoi rastin e Presidentit italian Sergio Mattarella, i cili nuk ka dekretuar një kandidat i propozuar për ministër të Ekonomisë.

“Të jeni të sigurt për këtë gjë. Presidenti nuk është një figurë që merret as më PPP-të dhe as me këto, por kur vjen momenti që merret me çështjet të tilla, siç kemi rastin e Italisë, ku Presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të Ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në euro, tha që nuk e firmos”, tha Meta.

Ky argument i Presidentit Meta nuk qëndron sepse edhe në Kushtetutën italiane nuk ka një afat, brenda të cilit Presidenti duhet të dekretojë kandidatin e Propozuar për ministër. Ndërsa në Kushtetutën e Shqipërisë afati është përcaktuar, 7-ditor.

ke.mu.

  • Ilir Meta
  • shqiperia
  • ministri i brendshem
  • dekretimi i sander lleshit
  • rexhep mejdani
Komento

Lajme të tjera


  • Sandër Lleshi drejt emërimit si zv.ministër i Brendshëm?


  • I sfiduar sot nuk është Rama por Kuvendi, parlamenti duhet të rrëzojë “Republikën e bindjeve”


  • Siguria/ Para Lleshit, Meta vazhdon të mbajë të bllokuar edhe dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo


  • Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, Rama SMS deputetëve: Asnjë koment, politika është shah mos e harroni!


  • Meta kundër Ramës, presidenti nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm


  • Dita e hënë afati i fundit që Meta të dekretojë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI I KUFIJVE/ Diplomati serb: Thaçi dhe Vuciq kanë gjetur zgjidhjen e gabuar për ndërrimin e territoreve
Previous article FLET BRITANIKU COULTHARD/ “Ferrari nuk e ka mbështetur Vettel ashtu sikurse Mercedes bëri me Hamilton”

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT