• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I KUFIJVE/ Diplomati serb: Thaçi dhe Vuciq kanë gjetur zgjidhjen e gabuar për ndërrimin e territoreve
Home
Rajon

DEBATI I KUFIJVE/ Diplomati serb: Thaçi dhe Vuciq kanë gjetur zgjidhjen e gabuar për ndërrimin e territoreve

4 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Perspektiva evropiane, për të cilën janë përcaktuar Kosova dhe Serbia, do t’i vë të dyja vendet para situatës, në të cilën ato duhet ta arrijnë një marrëveshje obliguese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që mundësia e arritjes së një marrëveshjeje juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është krejtësisht reale. Hulumtimet, sipas tij, kanë treguar se 65 për qind e qytetarëve në Serbi konsiderojnë që një zgjidhje ndërmjet dy vendeve duhet gjetur përmes bisedimeve.

Natyrisht që kjo do të ndodhë. Vetëm që bëhet fjalë për atë se a do të jenë në proces biseduesit e tanishëm, marrë parasysh qëndrimet e tyre dhe zgjedhjet e mundshme. Personalisht, nga ajo që di, do të duhet sa më parë që të kthehet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Ky episod, i cili zgjati disa muaj apo gati se një vjet dhe që i ka futur Kosovën dhe Serbinë, shqiptarët dhe serbët, në një zonë mjaft të rrezikshme për sigurinë, në mosbesim, përplasje dhe tensione gati se të përjavshme, dalëngadalë duhet të përfundojë. Ky është parakusht që t’u kthehen obligimeve që kanë dhe që nënkupton marrëveshjen e parë të vitit 2013, së cilës politikanët kanë dashur që t’i shmangen”, thotë Janjiq.

Sipas tij, politikanët e të dy vendeve, për t’u ikur obligimeve që dalin nga marrëveshjet e deritashme, kanë tentuar që të gjejnë një zgjidhje që i shpëton dhe i popullarizon ata. Por, sipas tij, ata kanë gjetur zgjidhjen e gabuar, pra ndryshimin e kufijve apo ndërrimin e territoreve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIOLINË DHE PIANO/ Natë e pazakontë me sonatat e Beethoven (FOTO)
Previous article REFUZIMI/ Precedenti "Mejdani", pse Meta nuk mund të bllokojë qeverinë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT