Në orën 19:00 të kësaj të shtune bëhen plot 24 orë që nëna e dy fëmijëve Shaqe Nexhipi është larguar nga shtëpia.
Familjarët të bindur se ajo është mbytur në Vjosë apelojnë shtetin tu dërgojë polumbarë për të nxjerrë kufomën.
Nipi i saj (djali i motrës) thotë se po kërkojnë me varka por pa sukses.
Nipi: Kërkojmë ndihmë nga shteti se nuk arrijmë ta nxjerrim dot vetë. Tani bëhen 24 orë që po kërkojmë. Vërtet erdhi patrulla e policisë me qen kufiri, kërkuam, por nuk bënë dot gjë se është mbytur në Vjosë. Kërkojmë polumbarë.Vetë nuk kemi mundësi ta bëjmë. Sehir bëjnë të gjithë nga lart. Unë me kushërinjtë jam futur me varkë, çfarë do bëjmë.
Ai tregon se një fëmijë i vogël kishte dëgjuar ulërima.
Nipi: Na thanë se ka rënë këtu, kanë dëgjuar ulërima. Ne kërkojmë vetëm ndihmë nga shteti.
Duke treguar si e mori vesh që tezja e tij ishte larguar nga banesa, nipi i Shaqe Nexhipit tregon se deri mëngjesin e sotëm kërkimet i kishin fokusuar tek njerëzit e afërm.
Nipi: Unë isha në shtëpi. Erdhi djali i tezes dhe tha ka ardhur gjë aty për plakën e tij. Jo i thashë.Filluam kërkimet se menduam se mos kishte ikur tek ndonjë nga njerëzit tanë të afërt. Sot në mëngjes na thanë se dëgjuan mbrëmë ulërima, ka rënë në Vjosë.
Ajo ishte e paralizuar, se një i saktë mund të shpëtonte.E kapte ndonjëherë skleroza. 2 metra është shtëpia larg nga Vjosa.Kur ndodh një gjë shkulet i gjithë shteti dhe për ne duhet të shkulet, të na ndihmojnë. Po kërkojmë ndihmë të nxjerrim kufomën, të mblidhen dhe njerëzit se po rrimë në anë të Vjosë. Burri i tezes është lart, nuk ëhstë në gjendje të flasë.


