• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI TË ETUR PËR GJAK SHQIPTAR”/ Ministri grek flet pas ekzekutimit të EKSTREMISTIT
Home
Breaking News

“JEMI TË ETUR PËR GJAK SHQIPTAR”/ Ministri grek flet pas ekzekutimit të EKSTREMISTIT

3 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministri alternat grek i punëve të jashtme, Jorgos Katrougalos, ka përsëritur qëndrimin e Athinës për zbardhjen e plotë të vrasjes së Kostandinos Katsifas, por edhe ruajtjen e marrëdhënieve greko shqiptare.

Në një intervistë për të përditshmen Ta Nea, Katrougalos ka theksuar si pozitiv faktin se u pranua kërkesa e Athinës për “prezencën e një polici grek në Shqipëri gjatë hetimeve”. Ai gjithashtu ka shtuar se “presim përmbushjen e kërkesës humane të familjes për kthimin e trupit”.

Katrougalos aktualisht është në krye të diplomacisë greke, pas dorëheqjes së Nikos Kotzias dhe marrjes së postit të ministrit të jashtëm nga kryeministri Tsipras.

Nga ky pozicion, Katrougalos thekson që “duhet të jemi shumë të kujdesshëm, nga të dy anët e kufirit dhe natyrisht, jo vetëm në nivelin e qeverive”.

“Banderola si ajo në ndeshjen e Partizanit për “bastardin e vdekur grek”, apo titulli në ballinën e një gazete në Greqi se “jemi të etur për gjak shqiptar”, vërtet i përkasin një pakice, mirëpo helmojnë klimën ndërmjet të dy popujve. Ekstremizmi i njërës palë ushqen ekstremizmin dhe urrejtjen nacionale të palës tjetër”, nënvizon qeveritari grek.

I pyetur nëse udhëheqja shqiptare, me qëndrimin e saj, ndihmon në ekzistencën e fqinjësisë së mirë, Katrougalos përgjigjet:

“Kemi punuar sistematikisht me Shqipërinë për zgjidhjen e problemeve tona dypalëshe dhe gjendemi shumë afër një zgjidhjeje sferike.

Ministrat tanë të jashtëm dhe autoritetet diplomatike i kanë shërbyer me korrektesë këtij synimi, të paktën deri tani. Shpresoj se edhe në të ardhmen do të punojmë në të njëjtën klimë, me kusht të njimendtë respektin reciprok, shmangies së deklaratave provokuese dhe duke mos paragjykuar, sa i përket ngjarjes tragjike, vendimet e drejtësisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER VAZHDON TË ECI PËRPARA / 5 "SHUPLAKA" ndaj Genoas në San Siro
Previous article NUK U MUNGON ENO POPI/ Ori Nebiaj dhe Isli Islami ndihen mirë me njëri-tjetrin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT