• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LIDHU ME ÇUNAT, AFROHU ME ARMË”/ Zbulohen bisedat në Whatsapp dhe Telegram. Si i njoftoi shokët Martinaj
Home
Breaking News

“LIDHU ME ÇUNAT, AFROHU ME ARMË”/ Zbulohen bisedat në Whatsapp dhe Telegram. Si i njoftoi shokët Martinaj

3 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“BalkanWeb” ka siguruar dosjen e Prokurorisë dhe provat e reja me të cilat organi i akuzës kërkon të mbajë pas hekruave Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në masakrën e Bllokut më 4 tetor bashkë me Elion Haten, ndërsa u vra shoku i tij Fabian Gaxha.

Prokuroria ka siguruar bisedat mes Ervis Martinajt dhe shokëve të tij të bëra në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram para përplasjes me armë duke krijuar dyshime të arsyeshme se konflikti nuk kishte lidhje me këngëtaren Elvana Gjata dhe aq më pa nuk ishte i rastësishëm por i planifikuar.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, Ervis Martinaj pasi i dërgon mesazh Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës që e pret tek “Monopol”, komunikon në whats app me pjesën tjetër të grupit ku i kërkon që të vijnë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut.

Për më tepër kamerat e sigurisë kanë filmuar kur protagonistët e masakrës futen në lokal dhe dalin të plagosur.

Nga akti i ekspertimit teknik-elektronik nr.11694, dt.02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestruar të arrestuarit Ervis Martinaj kanë rezultuar këto të dhëna me rëndësi për hetimin:

Në rrjetin whatsapp më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime 
Ora 21.12 komunikon me numrin 0699***854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21.15 “afrohu në blllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.
Ora 21.16 komunikon me numrin 06821***16 regjistruar me emrin “San” me tekst “afrohu bllok”, “mer nej gje me vetr” dhe ora 21.45 “Ku je?”.

Në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik me emrin Boli është regjistruar numri 0699***854, ndërsa me emrin San numri 0682***816.

Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699***239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19:

– Ku je (shkruan E.Martinaj)
– afrohu
– Po pres Olsin me ik me taku (shkruan Aldoo)
– Te local
– Ols
– Ols
– Mos bono
– Ca veni je
– Lidhu me cunst
– Afroh
– Me arm
– Ok
– Ndalo para lokalit arit
– Ok
– Erdhem
– Jam me Olsin
– Qunat po vin
– Po cunat
– Afroji
– Po sapo dalin nga shpija
– Ti ku je
– Un per 1 sekond aty
– Cunav te dyqani redit rrobave afroh
– A erdhe
– Po te lokali arit jam
– Ku

Po ashtu, rezulton një komunikim 18.58 e në vijim me kontaktin e regjistruar Aldoo ku bëhet fjalë komunikimi “marum me kret…të dyja…po ju dhashë për 3 cop…pse…edhe për 1 g…G kujt..ati me porch…”.

Dok 1 Ok
Fax 2 Ook

Ndërkohë lidhur me hetimin e dinamikës dhe të përfshirëve në ngjarjen e 4 tetorit prokuroria kërkon kohë për të verifikuar 4 telefona celularë të sekuestruar atë mbrëmje pasi janë të koduara dhe nga drejtoria e policisë Tiranë nuk mund të analizohen. Mes tyre dy telefona IPhone, një Blackberry dhe një Nokia, për të cilat u është kërkuar ndihmë Izraelit me letërporosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEODOR KAJSIU/ Burreci kërkon pazar
Previous article SPIKAT DUELI MES TOMORRIT DHE BYLISIT/ Kategoria e Parë luan javën e 8-të, ja takimet e sotme

Isa.Autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT