• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZËVENDËSON ISARAJN/ Ja kush vjen në krye të Transportit Rrugor
Home
Aktualitet

ZËVENDËSON ISARAJN/ Ja kush vjen në krye të Transportit Rrugor

3 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet

Azbi Arapi do të zëvendësojë Arben Isarajn në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Kujtojmë se Isaraj dha dorëheqjen nga detyra pas arrestimit të vëllait. N
Komandimi i Arapit u bë i ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
Aktiv në radhët e Partisë Socialiste, aktualisht Arapi mban edhe një detyrë tjetër në DPSHTRR.

Azbi Arapi

NJOFTIMI
Për të mos kolapsuar punën institucionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës z.Damian Gjiknuri komandoi z.Azbi Arapi, aktualisht me detyrë Zëvendës Drejtor i Përgjithshem Ekonomik, të kryejë gjithashtu detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR-së, datë më 01.11.2018.

Z.Azbi Arapi ka lindur në tetor 1970, në Burrel. Është i martuar me znj.Shkëndije Arapi (Çupa) dhe kanë dy fëmijë, Elvanin dhe Desarën.

Pasi ka ndjekur studimet e larta (1989-1992) në fakultetin Gjeologji Miniera, z.Arapi ka vazhduar studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në degën Administrim Biznes, i kualifikuar me titull “Drejtues Biznesi”.

Eksperienca dhe karriera e tij në fushën e biznesit ka vazhduar si në territorin shqiptar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ndër eksperiencat e punës, theksojmë menaxhimin e një kompanie greke dhe për shumë vite përfaqësimin e kompanisë Amerikane Trimble GmbH.

Z.Arapi ka qenë pjesëmarrës në shumë aktvitete rajonale dhe botërore (USA, Gjermani, Poloni, Zvicër, Itali, Korea, Kinë, Greqi, Çeki). Është trajnuar në Gjermani për rekrutimin e punonjësve në kompani të mëdha, për menaxhimin e grupeve të punës, funksionimit të shoqërive tregtare, ekspertizën kontabël, orientimin e politikave të zhvillimit, iniciator dhe udhëheqës i projektit të implementimit të sistemit VRS nga Trimble Group në Shqipëri.

Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në vazhdim, përvec jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018, postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN).

Së fundmi, emërohet Zëvendës Drejtor i Pergjithshem Ekonomik në DPSHTRR duke kaluar si titullar i saj më 01.11.2018.

Z.Azbi Arapi duke u bazuar në programin e Qeverisë “RAMA 2”, po trajton problematikat e ndeshura në këtë institucion, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, me ambicien realizimin e tyre në kohë reale. Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standarteve më të larta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENONCIMI I BERISHËS PËR DJALIN E KRYEBASHKIAKUT/ Reagon Policia e Shtetit
Previous article KA MAR FRENAT E LOJËS NË DORË/ RONALDO futbollisti “bionik” i Juventusit

Isa.Autor

Postime të ngjashme

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie Aktualitet

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT