• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DENONCIMI I BERISHËS PËR DJALIN E KRYEBASHKIAKUT/ Reagon Policia e Shtetit
Home
Politikë

DENONCIMI I BERISHËS PËR DJALIN E KRYEBASHKIAKUT/ Reagon Policia e Shtetit

3 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se djali i kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhit ka shkaktuar një aksident ku ka dhe të plagosur por ngjarja u fsheh nga babai i tij dhe deputeti Pjerin Ndreu. Policia e Shtetit mohon që ngjarja të jetë fshehur dhe se aksidenti është pasqyruar në komunikatën ditore. Po kështu sipas policisë për këtë ngjarje janë kryer të gjitha verprimet hetimore.

Ndërkohë policia deklasifikon komunikatën operative ditore për të bërë transparencë.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë referuar materiale në Prokurori për shtetasin F.P., 32 vjeç, banues në Laç pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., 17 vjeç, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Por personat e përmendur në njoftimin e policisë, sipas inicialeve të publikuara nuk kanë lidhje me kryetarin e Bashkisë Artur Bardhi.

(Njoftimi i policisë për aksidenti i publikuar më 1 nëntor në faqen zyrtare

Njoftimi I Publikuar Me 1 Nentor Ne Faqen E Policise Se Shtetit

REAGIMI I POLICISË
Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.

Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në web në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.

Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen:

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).

Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne webin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policinë për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Policia Reagimi

STATUSI I BERISHËS
Nuk ka ligj per pushtetaret mafioze!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
Zoti Berisha,jam nje punonjes policie ne Lac,Kurbin.Dua te denoncoj nje ngjarje te ndodhur mbreme ne Mamurras rreth ores 22.Makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri,ka thyer shtyllen e dritave,ka prishur nje lokal,flitet dhe per te plagosur…!Sot e ter policia kemi qen ne vendngjarje,por kur nuk ka asnje deklarate kjo nuk pranohet…Artur Bardhi bashke me Pjerin Ndreun kan mbyllur kte skandal Flm z.Berisha qe te pakten kemi ku te tregojm se cfar behet ne kte pseudoshtet…

Berisha Denoncim
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRBOHET GUARDIOLA/ Man City ofron 45 milionë euro për TALENTIN FRANCEZ
Previous article ZËVENDËSON ISARAJN/ Ja kush vjen në krye të Transportit Rrugor

Isa.Autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT