• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bushati në Bruksel/ Shqipëria ka bërë progres, në 2018-ën presim hapjen e negociatave
Home
Shqipëri

Bushati në Bruksel/ Shqipëria ka bërë progres, në 2018-ën presim hapjen e negociatave

4 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, më 4 dhjetor 2017, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u takua me Zëvendës Presidentin e Parë, Frans Timmermans si dhe Komisionerin Avramopulos. Ministri Bushati bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë përparësive kyc dhe vlerësoi mbështetjen e Komisionit Evropian për axhendën evropiane të Shqipërisë. Ai nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 do të jetë vit vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqiperisë dhe, në këtë kuadër, hapja e bisedimeve të anëtarësimit do të konsolidojë angazhimin e pandalshëm në transformimin dhe modernizimin europianizues të vendit.

Gjate te dy takimeve, perfaqesuesit e Komisionit Europian vleresuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave. Gjate takimit me Zevendes Presidentin Timmermans, Ministri Bushati theksoi se reforma trasformuese në drejtësi është unike dhe po vihet ne jetë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Zevendes Presidenti inkurajoi vijimin e zbatimit te reformes ne drejtesi, si themeli per forcimin e shtetit te se drejtes dhe perparimin e procesit te integrimit.

Gjate takimit me Komisionerin Avramopoulos, Ministri nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë frut i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor. Ministri Bushati theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur dhe të pakthyeshëm. Komisioneri Avramopoulos vleresoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet shumë pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMANTE/ Instituti i Shëndetit Publik reagon: 11 mijë persona në të gjithë vendin rrezikojnë të sëmuren (VIDEO)
Previous article Shkencëtarët gjejnë se çfarë e shkakton autizmin tek fëmijët

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT