Të afërm të Kostandin Kacifës, të vrarë në fshatin Bularat thonë se 35-vjeçari kishte qëllim të ndërtonte një Kishë në fshat.
Për mediat greke ata janë shprehur se do ta çojnë deri në fund “amanetin” e tij, duke ndërtuar një Kishë që me shumë gjasa do të ngrihet në vendin ku u vra.
Vendi është shënuar tashmë me gurë dhe aty janë vendosur buqeta me lule.
Avokati grek i familjes së 35-vjeçarit tha se Kisha do të kthehet në një vend pelegrinazhi jo vetëm për minoritarët dhe grekët, por për të gjithë orthodoksët.
Kostandin Kacifa ishte paramilitar grek, i ekstremizuar dhe pjesë e organizatave që kërkojnë “çlirimin” e Epirit të Veriut. Vrasja e tij ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh antishqiptare në shtetin fqinj, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga politikanë e klerikë të lartë. /Newsbomb


