• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKT LIGJI/ Katër viktimat e 21 janarit “Deshmorë të Atdheut”
Home
Sociale

PROJEKT LIGJI/ Katër viktimat e 21 janarit “Deshmorë të Atdheut”

2 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

21 janari i 2011 do të mbetet një ndër ditët më dramatike në historinë e demokracisë shqiptare. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, asokohe në opozitë. Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.

Sot, pak muaj nga 8 vjetori i ngjarjes, në Kuvend është depozituar projekligji i qeverisë, sipas të cilit të vrarët më 21 Janar 2011 marrin statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. E bashkë me ta edhe të vrarët gjatë proceseve zgjedhore.

“Shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990”


Projektligji për “Statusin e Dëshmorit të Atdheut”, që pritet të hapë jo pak debat sanksionon se nuk do t’i hiqet ky privilegj dëshmorëve të shpallur më parë. Pra edhe ata që e kanë përfituar gjatë komunizmit dhe kanë mbajtur poste drejtuese në atë kohë.

“Të gjitha dekretet/vendimet e organeve shtetërore për shpalljen “Dëshmor”, të marra para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë objekt rishikimi nga ky ligj”

Nisma e qeverisë saktëson se cilët përjashtohen nga përfitimi i “Statusit të dëshmorit”.

“Statusin “Dëshmor i Atdheut” nuk e përfitojnë personat, të cilët janë dënuar me vendime gjykate të formës së prerë për:

  1. krime kundër njerëzimit;
  2. bashkëpunim me pushtuesit e vendit;
  3. veprimtari terroriste dhe agjenturore kundër interesave të Shqipërisë;
  4. vrasje me dashje, pas datës 9 maj 1945”

Projektligji saktëson se familjet e “Dëshmorëve të Atdheut” përfitojnë shpërblim financiar mujor. Në rrethin e familjarëve, për efekt shpërblimi, bëjnë pjesë bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta. Ndërkohë që shpërblimi ndërpritet kur bashkëshortja ose bashkëshorti i ‘Dëshmorit të Atdheut’ martohet përsëri.

Pr/ligji per Staustin e Deshmorit te Atdheut: 

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I EKTREMISTIT GREK/ Babai i Kaçifas 2 orë te Krimet e Rënda, dëshmia: Të zbardhet vrasja e djalit
Previous article TANI ËSHTË SUPER SEKSI/ Ja si dukej në fëmijëri këngëtarja e njohur (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet Aktualitet

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT